Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar efektivin D.P me detyrë inspektor në pikën kufitare të Borshit, i cili humbi kontrollin e automjetit ditën e djeshme dhe u aksidentua. Pas kryerjes së testit të alkoolit, efektivi rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
Po ashtu ka nisur ka nisur hetimi disiplinor për 2 policë të komisariatit të Peqinit, konkretisht M.Z dhe G.T të cilët u kapën duke konsumuar pije alkoolike në një lokal teksa ishin të veshur me uniformën e policisë.
Ndaj inspektorit të policisë kufitare të Borshit, rëndon akuza për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.