U aksidentua me shoferin pa patente, efektivja e policisë: Jam pak e rënduar! Shpellarëve u them se gjarpri është mirë

U aksidentua me shoferin pa patente, efektivja e policisë: Jam pak e rënduar! Shpellarëve u them se gjarpri është mirë

Anisa Kostani

Efektivja e policisë Anisa Kostani, e cila u përfshi në një aksident pak ditë më parë Tiranë, ndërsa shoferi me të cili udhëtonte nuk kishte patentë, ka reaguar në rrjetet sociale. Kostani ka falënderuar ata të cilët janë shqetësuar për gjendjen e e saj, ndërsa nuk e ka kursyer ironinë për komentuesit të cilët e pyesnin “si është gjarpri”.

“Ju falënderoj tepër për çdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjithëve qe mu gjendet pranë; ishit te shumte. Gjendja ime edhe pse pak e rënduar po stabilizohet. Ndërsa ju te tjerëve qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri është me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete. Shëndet!”, shkruan ajo.

Anisa Kostani, efektivja e Policisë së Elbasanit u përfshi në një aksident gjatë mbrëmjes së 25 janarit në Tiranë. Ajo po udhëtonte pasagjere në një mjet Benz ku shofer ishte Ravier Durra, i cili ishte pa patentë. Janë përplasur me një BMW si fillim dhe nga goditja, janë përplasur me trafikndarësen.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxxxxxx: 26/01/2023 19:34

    Papapa shpetoi zagarja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve