TIRANË- Humb jetën në spitalin e traumës në kryeqytet 26-vjeçari me iniciale G.B i cili u aksidentua tre ditë më parë në Elbasan, si pasojë e të cilit u plagosën edhe tre persona të tjerë.
Aksidenti ndodhi në fshatin Papër ku drejtuesi i mjetit tip Benz, A.H 21-vjeç banues në Elbasan humbi kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore.
Ai vijon të qëndrojë në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën, i ndaluar nga policia me urdhër të prokurorisë.