Pasi vizitoi mbrëmë deputetët e lënduar nga gazi lotsjellës, kreu i PD, Sali Berisha, tha se kundër tyre policia kishte përdorur helme dhe substanca që përdoren kundër arinjve.

"Për verbimin e protestuesve janë përdorur helmet që përdoren kundër arinjve. Po, janë helme që janë përdorur dhe përdoren kundër arinjve për t'i verbuar, arinjtë”, tha ai.

Një deklaratë që s’ka si mos të kujtojë atë të pak minutave pas vrasjeve në 21 janar 2011, kur Berisha tha se protestuesit ishin vrarë nga afër me thika me helm dhe çadra pistoletë./ Tema


Lajmi kryesor:

‘U shërua sa erdhe ti’, Berisha ‘qetëson’ Balliun pas lotëve në protestë: U përdor spraji i ariut për t'iu verbuar! Në ndihmë i vjen edhe Çim Peka (VIDEO)