U akuzua nga deputetja e PD-së 
Qurici, reagon Bashkia e Korçës

U akuzua nga deputetja e PD-së <br />Qurici, reagon Bashkia e Korçës
Bashkia e Korçës ka reaguar sot ndaj akuzave të deputetes së PD-së, Eleina Qirici. Bashkia bën me dije se Korça në këto 10 vjet, është kthyer në modelin e të gjitha qyteteve shqiptare dhe ky është një fakt i pamohueshëm. Bashkia gjithashtu bën me dije se në muajin qershor nis funksionimin e plotë Landfillit të Maliqit, i cili e bën Korçën modelin e parë të menaxhimit të integruar të mbetjeve në Shqipëri
 
“Deputetja Qirici pasi qëndroi e ngujuar në guaskën e saj prej parlamentareje, sot kujtohet të bëjë sikur e sheh Korçën, e përpiqet të damkosë çfarë i del përpara. Pak muaj para se ta përfundojë mandatin e saj si deputete, Eleina Qirici i është rikthyer praktikës së leksioneve, me aspiratën për të mbajtur sërish karrigen formale të deputetes në parlament. Korça në këto 10 vjet, është kthyer në modelin e të gjitha qyteteve shqiptare dhe ky është një fakt i pamohueshëm. Zonjë,  mos e përbaltni veten me leksione të pavërteta që as ish-studenti juaj më i dobët s’do t’i besonte. Por ti me sa duket, nuk e di as vetë mësimin. Po ta themi ne atë që e di prej kohësh çdo qytetar në Korçë: Në muajin qershor nis funksionimin e plotë Landfilli i Maliqit, i cili e bën Korçën modelin e parë të menaxhimit të integruar të mbetjeve në Shqipëri. Zonja Qirici, nëse do të ishit e vëmendshme ndaj Korçës aq sa pretendoni, do ta dinit se kjo fushë mbetjesh do të mbyllet përfundimisht dhe brenda disa muajsh do të kthehet në një hapësirë të gjelbëruar. Gjysma e saj është kthyer prej kohësh në një kodër ekologjike. Të gjitha mbetjet e Bashkisë së Korçës do të transferohen dhe përpunohen në Landfillin e Maliqit. I shtrirë në një sipërfaqe 19 hektarë dhe vlerë investimi 5 milionë euro, vend depozitimi i ri, sjell mbylljen e më shumë se 100 fushave të grumbullimit të mbetjeve në qarkun e Korçës, duke ulur ndjeshëm ndotjen e mjedisit. Kapaciteti i tij do jetë afërsisht 1 milion m3 mbetje dhe do t’i shërbeje afërsisht 300 000 banorëve të qarkut, duke u bërë modeli i parë i menaxhimit të përbashkët të mbetjeve në rajon”, thuhet në reagimin e Bashkisë Korcë.
 
Gjithashtu bashkia njofton se në qytetin e Korçës ka nisur zbatimin edhe projekti i ndarjes së mbetjeve të riciklueshme që në burim, fillimisht  në lagjet karakteristike të Korçës, për t’u shtrirë më tej në gjithë qytetin. Por për ju, ky është ndoshta një nocion që e keni hasur vetëm nëpër librat që keni shfletuar.
“Të jesh e sigurt, që korçarët nuk harrojnë sesi e katandisët ju Korçën, sikundër nuk e kanë të vështirë të shohin sesi ajo është transformuar në këto 10 vite. Diktatet pedagogjike nuk ngrihen mbi të pavërtetat sepse pa dashje bën autogol. Në 10 vite, në ndërtuam dhe po vazhdojmë të ndërtojmë një qytet më të mirë, më të jetueshëm. Qytetarët sot marrin shërbime më të mira, kanë një qytet më të pastër, meritojnë Biblotekën e re dhe Qendrën e re të Artit dhe Kulturës, muzeume, Qytetin për Fëmijët, Parkun, Pazarin, Teatrin, kulturën dhe festat. Në këtë rrugë po ecim të sigurt e të vendosur bashkë me ata që na inkurajojnë e na mbështesin në çdo hap të punës sonë. Ju bëni mirë të hidhni vështrimin përtej çadrës që po iu pengon shikimin!”, thotë bashkia.
 
Pak ditë më parë deputja Eleina Qirici reagoi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ku shkruante: “Fasadat e Bashkisë shtrihen në Pedonale, Bulevard Republika, tani dhe në sheshin e Pazarit pa pazar. Zonat, lagjet dhe rrugët e tjera të Korçës janë thuajse një 'Skenë Krimi', megjithëse kjo është Korça ku vazhdojnë dhe jetojnë banorë të lënë tërësisht pas dore. Fasada, varfërisë i jepen tablo për të kullotur syrin, si për të harruar hallet, si për të bërë ndonjë shëtitje në shmangie të depresionit.
Kryebashkiak, të bëj thirrje të ndërhysh urgjentisht në lumin e Korçës, që është kthyer në vatër sëmundjesh, sidomos tani që vjen stina e ngrohtë. Hiq mbetjet, pastro plehrat dhe fillo punën, lëri fasadat. Qytetarët e mi, përzgjedhja juaj nuk gjykohet kurrë dhe pranohet si e duhura, por mjerë kush ju gënjen, kush ju nëpërkëmb, kush ua keqpërdor përzgjedhjen dhe mjerë kush nuk ju përfill”.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës