U akuzua për trafik droge e pastrim
parash, në gjyq i forti i Shkodrës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të dërgojë në gjykatë Kacjolin Zefin,i cili njihet në Shkodër si person me precedent të theksuar kriminalë. Së bashku me Kacjolin Zefin i pandehur është marrë dhe Ferid Halili. Zefi konsiderohet si i forti i Shkodrës, ndërkohë që veç dosjes së trafikimit të narkotikëve mbetur në tentative, ndaj zefit është nisur dhe një procedim penal për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penalë”.

Çështja kundër tij tashmë ndodhet në zyrën e gjyqtares Majlinda Muça, e cila pritet që në ditët në vijim të hapë procesin gjyqësor. Kacjolin Zefi u arrestua në 26 nëntor 2016 për trafik droge nga porti i Durrësit. Rreth 700 kg lëndë narkotike u sekuestrua në portin e Durrësit e ngarkuar në një kamion.

Fillimisht policia kufitare ka ndaluar drejtuesin e kamionit, por pas dëshmive ai u la i lirë dhe u shpall në kërkim pronari i firmës së konfesioneve, 51 vjeçari Kacjolin Zefi, 51 vjeç, banues në Shkodër. Destinacioni i lëndës narkotike ishte tregu italian. Biznesmeni Zefi u kap në 26 nëntor 2016 në Aeroportin e Rinasit, i cili po kthehej nga Italia për në Shqipëri.

Pasuritë e sekuestruara
Gjatë 27 shtatorit 2017 me urdhër të gjykatës së Shkodrës, u bë sekuestro e pasurisë së biznesmenit Kacjolin Zefi, i cili sipas policisë së shtetit është i arrestuar për trafik droge në 29 nëntor 2016, teksa donte të kalonte nga porti i Durrësit 700 kg drogë. Kacjolin Zefit i janë sekuestruar 246 m2 pasuri e paluajtshme dhe 3 automjete luksoze me vlerë 310 mijë euro makina dhe apartamente Automjetet i përkasin tipave luksoze si "Ferrari", "Porsche", "Peugeot" me vlerë 10 mijë euro.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, procedohen penalisht 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, procedohen penalisht 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës