Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur që të hetojë në gjendje të lirë ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Në seancën e sotme të mbajtur në këtë gjykatë, në Shkodër, togat e zeza kanë vendosur detyrim paraqitje për ish-kryebashkiakun ndaj të cilit fillimisht u caktua masa e sigurisë ‘Arrest shtëpie” për akuzën e shpërdorimit të fondeve publike, pasi nga hetimet e prokuroisë së Kukësit rezulton se ai ka ndryshuar destinacionin e fondeve, duke lënë pa paguar sigurimesh shoqërore e shëndetësore të nëpunësve të Bashkisë, me qëllim që ato të përdoreshin për aksionet që Bashkia ka ndaj FK.Kukësit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)