U akuzuan për shpërdorim detyre
gjykata fal 8 KM: Nuk ka fakte
PDF/Vendimi për 8 kryeministrat

U akuzuan për shpërdorim detyre<br />gjykata fal 8 KM: Nuk ka fakte<br />PDF/Vendimi për 8 kryeministrat
Gjykata e Lartë zbardh vendimin se përse nuk duhet të hetohen dhe pse janë paditur për shpërdorim detyre 8 ish-kryeministrat e vendit prej vitit 1991 deri në 2016, përfshi dhe kryeministrin aktual, Edi Rama.

Ky vendim për të mos detyruar prokurorinë të hetojë drejtuesit e shtetit shqiptar në këto 2 dekada, është marrë nga Kolegji Penal me gjyqtarët, Evelina Qirkjako, Ardian Dvorani, Admir Thanza, Medi Bici e Tom Nreca, që kanë rrëzuar përfundimisht pretendimet e kallëzuesit Nikoll Prenga.

8 ish krueministrat e denoncuar
Nikoll Prenga ( në qender ) dhe tete kryeminsitrat e kallzuar

E konsideruar si një ndër paditë e rrala në këto 25 vite, Prenga, në një intervistë për ReportTv më 3 Shtator 2015, do ta argumentonte se kishte marrë iniciativën pasi vështirësia ekonomike në të cilën ndodhen shqiptarët është përgjegjësi e atyre që kanë drejtuar vëndin.

Ndër 4 argumentet e Gjykatës se përse është vendosur rrëzimi i kërkesës së Prengës për të hetuar ish zyrtarët për shpërdorim detyre, është ajo e mungesës së fakteve konkrete bashkëlidhur kallëzimit, vdekja e ish funksionarit Ramiz Alia, që sipas ligjit s’mund të kryen hetime për një të vdekur.

Po ashtu, thotë gjykata, prokurori Altin Binaj ka vepruar drejt kur ka argumentuar pushimin e hetimeve në pikën 22, ku sipas ligjit, është parashkruar koha e ndjkies penale për zyrtarët e fillim viteve 90.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!