U akuzuan për vrasjen e tre policëve, pas 19 vitesh bien akuzat, shqiptarët: U torturuam, vetëm lëkura e di

U akuzuan për vrasjen e tre policëve, pas 19 vitesh bien akuzat, shqiptarët: U torturuam, vetëm lëkura e di

SHKUP-Gjykata e Apelit pas 19 viteve ka vendosur lirimin nga akuzat ndaj Ramiz Asanit, Muca Bajrami, Emrula Emrullai dhe Lirim Dinarica, të cilët ishin akuzuar për vrasjen e tre policëve maqedonas në vitin 2000 në hyrje të Haracinës.

Lirim Dinarica pas publikimit të vendimit nga Gjykata deklaroi se mbrojtja e tyre ka pasur dhjetëra dëshmitarë të cilët kanë deklaruar se ai dhe të akuzuarit tjerë nuk kanë asnjë lidhje me këtë rast.

Kaluam 18 vite në torturë, maltretim dhe labirinte gjyqësore. Vetëm lëkura jonë e din si kemi qenë. E dhimbshme është që në burgjet tona qëndrojnë shumë njerëz të pafajshëm, jo vetëm për këtë rast por edhe shumë të tjerë", deklaroi atëherë Dinarica, raporton Ina.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij