U arratis dje me çarçaf nga burgu i sigurisë së lartë, ngrihet në këmbë policia italiane për bosin e mafies (VIDEO)

U arratis dje me çarçaf nga burgu i sigurisë së lartë, ngrihet në këmbë policia italiane për bosin e mafies (VIDEO)

Çarçafi me të cilin u arratis dhe Marco Raduanos

ITALI - Bosi i mafies ‘Gargano’, Marco Raduano, 40 vjeç po kërkohet në të gjithë Sardenjën pasi dje arriti të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë me një çarçaf. Në pamjet e publikuara nga mediat italiane duket se si kishte lidhur çarçafin si litar përmes të cilit arriti të zbriste e të largohej. Mungesa e tij u konstatua 2 orë më vonë, rreth orës 19:00 por u arratis rret orës 17:00.

Sipas mediave italiane, arratisja ishte planifikuar sepse kishte njerëz që e prisnin jashtë.

“Për të qenë në gjendje të zbriste nga muri, ai mundi të ndërtonte një litar të bërë me çarçafë dhe bëri nyje për të mbajtur peshën, diçka që duket e vështirë për t'u arritur pa e planifikuar dhe studiuar atë", tha për Ansa-n komisioneri Alfonso Polverino.

Raduano është pjesë e grupit ‘Montanari’ që vepronte në zonën e Garganos dhe më gjerë. Ai ka një të shkuar shumë të gjatë kriminale dhe dënimi i tij duhet të përfundonte në vitin 2046 pasi akuzohet për trafik droge me rrethana rënduese mafioze, vrasje, krime kundër personit, kundër pronës dhe në fushën e armëve dhe drogës.

19 vite burg do t’i kryente për trafikim droge që vinte nga Shqipëria në Puglia. Ai kontrollonte territorin e Veste-s ku ka pasur dhjetëra vrasje mafioze.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 26/02/2023 00:40

    Hallall

    Përgjigju
    • Populli: 26/02/2023 07:52

      E drejte, hallall ose haram moj mbeturine turko osmane. :)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Pllan, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër! Sekuestrohen 4 armë, 4 kallëpe eksplozivi dhe municion luftarak

Tiranë/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Pllan, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër! Sekuestrohen 4 armë, 4 kallëpe eksplozivi dhe municion luftarak