KRUJE - Pasi u arratis nga Komisariati i Policisë së Krujës ditën e zgjedhjeve në 23 qershor 2013, arrestohet sot nga RENEA, i kërkuari Lorenc Shota. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, 23-vjeçari Lorenc Xhovalin Shota, 23 vjeç, nga Bilaj, Krujë ishte në kërkim për pengmarrjen e një biznesmeni italian.
Policia tha se, i riu ishte shpallur në kërkim nga Interpoli me datë 18 shkurt 2013 pasi Gjykata e Genovës, Itali kishte nxjerrë ndaj tij urdhër arresti për veprat penale “grabitje me armë” dhe “Rrëmbim personi”.
Lorenc Shota me pseudonimin Tetri, në bashkëpunim me grupin që e drejtonte kushëriri i tij, Emiljano Shota akuzohet për pengmarrjen e biznesmenit italian Andrea Calevo.
Ngjarja është shënuar në fund të vitit 2012, ku banda e mbajti peng biznesmenin për 15 ditë rresht, duke kërkuar si shpërblim tetë milionë euro.
Personi në fjalë, gjatë kohës që mbahej si i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Krujës, arriti të largohej më datë 24.06.2013, për t’u rishpallur në kërkim më datë 25 qershor 2013.
“Kërkimet dhe ndjekja e informacioneve në drejtim të vendndodhjes së këtij personi vazhduan në vijimësi, për t’u finalizuar ditën e sotme me kapjen e tij”, bën të ditur përmes një njoftimi Policia e Durrësit, ndërsa shton se “vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme proceduriale për ndalimin e tij të përkohshëm me qëllim ekstradimi”.
Redaksia Online
(bg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Si u arratis Shota ditën e zgjedhjeve