U arratis në Shqipëri për t’i shpëtuar prangave, lëshohet urdhri i arrestit ndërkombëtar për shqiptarin! I dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek në Selanik

U arratis në Shqipëri për t’i shpëtuar prangave, lëshohet urdhri i arrestit ndërkombëtar për shqiptarin! I dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek në Selanik

Roxhers Demirazi

Urdhri i arrestit ndërkombëtar për shqiptarin Roxhers Demirazi, i cili është arratisur në Shqipëri për të shmangur prangat për përfshirjen e tij në vrasjen e 19-vjeçarit në Selanik, tashmë është lëshuar.

Sipas mediave greke urdhri tashëm është depozituar në Ministrinë e Brendshme të vendit tonë.

Roxhers Demirazi, 20 vjeç është pjesë e grupit të djemve që janë përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit grek në Selanik, në orët e para të mëngjesit të 2 shkurtit.

10 nga 11 personat e përfshirë në ngjarjen kriminale, janë tashmë në duart e drejtësisë, përvec 20-vjeçarit shqiptar.

Autoritetet greke thonë se 20-vjeçari po ashtu mori pjesë në një incident të ngjashëm në vitin 2019, por që fatmirësisht nuk pati viktima.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit 2 shkurtit vetëm disa metra poshtë stadiumit, pas ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve të Selanikut Aek-Paok.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • difre: 10/02/2022 13:56

    Halabak, Kriminel u dorezove se tu ngushtua Rethi mendove se do shpetosh shko kalbu ne Burgjet Greke se i gjalle nuk del prej andej, na moret Fytyren more Kriminele nuk kemi Guxim te themi jemi Shqiptar nga Bemat e keqia te Shqiptareve te cmendur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës