TIRANE- Arrestohet në banesën e një të afërmi të tij, 24-vjeçari Ajet Markaj, i dënuar me 15 vite burg si grabitës bankash, dhe që në 2010 theu sigurinë e Burgut të Sigurisë së Lartë 313 dhe u arratis. Operacioni i komisariatit numër 5 të Policisë, u krye në zonën e Paskuqanit, pas mensatës së 13 shkurtit duke u gdhirë e premtja. Në banesën ku u arrestua Markaj është gjetur dhe një kamion i ngarkuar me vegla pune dhe materiale ndërtimi të cilat dyshohet të jenë të vjedhura. Pas procedurave të verifikimit në komisariatin e Policisë në Kamëz, Markaj është transferuar për në ambientet e izolimit të sigurisë së lartë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Markaj, është dënuar nga gjykata me 15 vite burg për tentativën e grabitjes me armë të një filiali banke në bulevardin "Zogu i Parë", pranë qendrës së Tiranës, në 17 shtator të vitit 2010. Roja i bankës “Credins” ka vërejtur armën e maskuar brenda një çante të zezë të një djali të ri, që po tentonte të kalonte zonën e sigurisë. Në tentativë për ta bllokuar roja i filialit është lënduar lehtë.
Pak minuta më vonë policia arrestoi të dyshuarin Ajet Markaj, i cili në duar kishte doreza, ndërsa në kokë mbante një kapele të verdhë, me të cilën kishte mbuluar thuajse tërë fytyrën që të mos filmohej nga kamerat e sigurisë së bankës. Tre muaj pas këtij krimi, në fund të dhjetorit 2010, Markaj realizon një arratisje spektakolare nga Burgu i Sigurisë së Lartë 313. I shkëputet vëmendjes së rojeve teksa luante futboll me të dënuar dhe paraburgosur të tjerë në kalçeton e burgut, kaloi murin rrethues, dhe nëpër tela ka mundur të dalë jashtë rrethimit.
Ka kaluar në ambjentet e taracës së gjykatës së Tiranës dhe prej këtej është hedhur në tokë, duke u zhdukur më pas mes pallateve në drejtim të stacionit të trenit. Për ngjarjen në atë kohë u proceduan shefi i sigurisë së burgut dhe 3 punonjës të tjerë, ktë cilëve ju pushua çështja nga prokuroria.
Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com