GREQI-Një i ri shqiptar është arrestuar 7 vite pas arratisjes nga burgu i Patras, ndërsa pak ditë më parë kishte grabitur një bankë në Parga. Shqiptari ishte arratisur nga burgu në vitin 2012 ku vuante dënimin me 12 vite për vjedhje.
Ndërkohë që ishte në kërkim ai kishte grabitur me armë një bankë tre ditë më parë. 35-vjeçari u arrestua në Prevezë nga një efektiv policie që ishte jashtë shërbimit. Gjatë kontrollit të banesës shqiptarit iu gjetën armë, por edhe 8240 euro dhe dollarë.
Komento