Një tjetër bankë e nivelit të dytë është sulmuar nga protestuesit. Banka ndodhet te Piramida që po sulmohet vazhdimisht. Edhe biznesit të një operatori telefonik i janë thyer xhamat.

Protestuesit shihen me flakadanë të kuq në duar dhe hedhin gurë drejt kubave të Piramidës ku ndodhen bizneset.

Ata u kanë vënë flakën edhe luleve. Një grup protestuesish të maskuar kanë hipur edhe në majë të Piramidës.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Protestuesit shkatërrojnë derën te Kuvendi, sulm me molotovë kryeministrisë! I vihet zjarr 2 ministrive, disa bankave e bizneseve private