GREQI- Arrestohet shqiptari i tretë i arratisur të hënën e kaluar nga burgu në Athinë. 33- vjeçari shqiptar është arrestuar mesditën e sotme në lagjen "Nea Smirny".
Ai ishte anëtar i një bande që kishte vjedhur dhjetëra shtëpi në Greqi, mes tyre edhe atë të këngëtarit Lefteris Pantazis në prill 2018, ku mori 1000 euro cash dhe orë që kapnin vlerën e 150,000 eurove. Siç shkruajnë mediet greke, ai gjithashtu akuzohet edhe për vrasjen e një mundësi më 2 qershor 2012, në tentativë për t'i grabitur makinën.
Katër shqiptarët u arratisur në mënyrë spektakolare nga qelia e një burgu në Athinë më 3 qershor. Ata ishin transferuar në një qendër paraburgimi pas disa përplasjeve mes bandave në burgun famëkeq të Koridhlos. Njëri prej tyre ka inskenuar duke u shtrirë në qeli sikur ishte sëmurë, ndërsa gardiani ka hapur derën e burgut për të parë se cfarë po ndodhte dhe për t'i ardhur në ndihmë. Në këtë moment tre të burgosurit e tjerë shqiptarë i kanë vendosur thikën në fyt duke e kërcënuar dhe çarmatosur gardianin, ndërsa më pas e mbyllën në qeli.
Të katër të burgosurit morën armën duke kërcënuar gardianët e tjerë në katin e parë që i kapën në befasi, ndërsa më pas u arratisën.