E çarmatosën gardianin dhe e mbyllën në qeli! Arratisen 4 shqiptarë nga burgu në Greqi, kapen dy (EMRAT+FOTO)

E çarmatosën gardianin dhe e mbyllën në qeli! Arratisen 4 shqiptarë nga burgu në Greqi, kapen dy (EMRAT+FOTO)

Dy nga shqiptarët e arratisur

Katër shqiptarë janë arratisur në mënyrë spektakolare nga qelia e një burgu në Athinë rreth orës 04:00 të ditës së sotme. Ata ishin transferuar në një qendër paraburgimi pas disa përplasjeve mes bandave në burgun famëkeq të Koridhlos. Dy nga katër shqiptarët janë Endrit Bagaj dhe Alesio Xhelo.

Në orët e para të ditës së sotme njëri prej tyre ka inskenuar duke u shtrirë në qeli sikur ishte sëmurë, ndërsa gardiani ka hapur derën e burgut për të parë se cfarë po ndodhte dhe për t'i ardhur në ndihmë. Në këtë moment tre të burgosurit e tjerë shqiptarë i kanë vendosur thikën në fyt duke e kërcënuar dhe çarmatosur gardianin, ndërsa më pas e mbyllën në qeli.

Të katër të burgosurit morën armën duke kërcënuar gardianët e tjerë në katin e parë që i kapën në befasi, ndërsa më pas u arratisën. Pas dhënies së alarmit forcat greke u mobilizuan me shpejtësi me disa patrulla dhe helikopter mbi Athinë duke kapur dy prej tyre, ndërsa vijon operacioni për dy të tjerët. Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët arrijnë që të thyejnë sigurinë e burgjeve greke duke u arratisur.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë