U arratis nga burgu me çarçaf, arrestohet shqiptari i bandës kriminale në Itali

U arratis nga burgu me çarçaf, arrestohet shqiptari i bandës kriminale në Itali

Kristjan Mëhilli

Kristjan Mehilli, shqiptari i arratisur nga burgu i Verçllit në Itali, natën e ndërrimit të viteve është arrestuar dhe është rikthyer në qeli.

I riu u arrestua në maj të vitit 2019 nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë. Ai ishte pjesë e një bande kriminale që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.

Si u arratis Kristjan Mehilli?

Plani i arratisjes është bërë nga Mëhilli dhe një tjetër shqiptar, të cilët kanë qenë në një qeli.

Fillimisht kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë. Më pas me çarçaf të lidhura litar, kanë mundur të dy të zbresin nga kati i katërt i qelisë në murin e brendshëm të burgut.

Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun. Ky i fundit është kapur nga rojet e burgut. Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin për orë të tëra, me postblloqe të shumta për kapjen e 27-vjeçarit. Mëhilli vuante dënimin në Vercelli deri në vitin 2029 bashkë me shqiptarin tjetër.

Banda pjesë e së cili ishte edhe Mëhilli?

Të armatosur dhe të dhunshëm, të katërt anëtarët e bandës ku Kristjan Mëhilli bënte pjesë kishin terrorizuar pjesën më të madhe të Piemontes.  Me Mëhillin, që banonte në Tortona, u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci. Banda goditi jo vetëm në zonën tonë, por edhe në Bresciano dhe në provincën e Bergamos. Në një rast pronari i vilës u detyrua të binte në gjunjë dhe u rrah për vdekje për të treguar kombinimin e kasafortës. Kur Mëhilli dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, karabinierët gjetën armë, plumba, mjete vjedhjeje.

Për të goditur, ata përdorën një BMË, e cila u gjet dhe e cila rezultoi e regjistruar në emër të një personazhi, pronari fiktiv i të paktën 300 makinave.

Akuzat ndaj tyre ishin për bashkim kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të banesave dhe armëmbajtje pa leje dhe sende të afta për ofendim dhe vjedhje, marrja e sendeve të vjedhura, lëndime të rënda personale. Hetimet u koordinuan nga zëvendësprokurori publik i atëhershëm i gjykatës së Vercellit, Davide Pretti.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë