Nga Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë, themeluesi dhe kryetari i Berlin Global Dialogue, Lars-Hendrik Roller, vlerësoi ecurinë ekonomike të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ka një rritje ekonomike prej 4% dhe ulje të borxhit publik.

“Njerëzit mund të thonë që Shqipëria e ka të nevojshme ta bëjë këtë gjë për ta bindur tregun. Është e vërtetë, por deficitin e keni mirë. Situata makroekonomike në Shqipëri, me të gjitha problemet e saj, paraqitet mjaft mirë. Problemi është se sa i qëndrueshëm do të jetë ky pozicion”, tha ai.

Roller ka qenë kryekëshilltar ekonomik i ish-kancelares gjermane Angela Merkel nga korriku i vitit 2011 deri në dhjetor të vitit 2021. Ai theksoi se Shqipëria duhet të adresojë ende sfidat që lidhen me klimën e biznesit dhe shtetin e së drejtës për anëtarësimin në BE.

“Ju jeni vend i vogël por jeni rritur shpejt. Shqipëria ka shumë për të ofruar përtej të gjitha problemeve të saj, keni shumë mundësi investimi”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, Komisioni Evropian: Koha për të investuar tek ju! Ibrahimaj: Të tërheqim investime që lënë gjurmë në ekonomi