Janë publikuar në mediat greke emrat dhe fotot e katër shqiptarëve, mes tyre një vajzë, të cilat akuzohen për tentativë grabitje me dhunë dhe armë ndodhur në prill në Thermo, Etoli Akarnania, Greqi. Ata janë Romeo Qosja, Lefter Toci, Mariol Toska dhe Fatbardha Shehi.

Ndaj tyre është ngritur procedim penal për tentativë grabitjeje seriale të armatosur dhe të dhunshme. Mësohet se gjatë tentativës së grabitjes, Qosja, Toci dhe Toska, kishin hyrë nga një derë e shtëpisë së një çifti, të cilin u përpoqën ta grabisnin duke i kërcënuar me armë dhe duke përdorur dhunë ndaj burrit.

Gjatë grabitjes, të akuzuarit u vunë re nga djali i çiftit dhe ikën, ndërsa njëri prej tyre qëlloi dy herë në ajër, por askush nuk mbeti i lënduar.

Një operacion i koordinuar policor u organizua për të arrestuar të akuzuarit, gjatë të cilit një automjet në të cilin udhëtonte Fatbardha Shehi u gjet në kryqëzimin Sykia dhe u ndalua nga policia, ndërsa dy të tjerë u fshehën në bagazh dhe u arrestuan.

Në të njëjtën kohë, i katërti u gjet në një shtëpi me qira. Dy prej të akuzuarve ishin të arratisur nga një Qendër Paraburgimi, ndërsa i akuzuari i tretë ishte me leje të rregullt 6 ditore, që i ishte dhënë nga një burg në të cilin ndodhej.