U arratisën nga Rusia duke lënë pas shumë të tjerë, 15 fëmijët jetimë Ukrainas tregojnë se si shpëtuan nga forcat Ruse

U arratisën nga Rusia duke lënë pas shumë të tjerë, 15 fëmijët jetimë Ukrainas tregojnë se si shpëtuan nga forcat Ruse

Nga të gjitha krimet që rusët dyshohet se kanë kryer në Ukrainë, dëbimi i paligjshëm i mijëra fëmijëve është një nga më rrëqethësit.Që kur fëmijët e dërguar në kampe në Krimenë e pushtuar, vullnetarisht nga prindërit e tyre nuk po ktheheshin, autoritette Ukrainase u alarmuan dhe nisën kërkimet për fëmijët e rrëmbyer.

Kampi i cili ishte menduar se do të zgjaste vetëm pak javë ka rezultuar më i gjatë se kurrë për  një grup miqsh të cilët tashmë quhen familje.Kjo është një familje e llojit, e lidhur nga një fat i jashtëzakonshëm që i pa këta fëmijë të kapur në një nga krimet më rrëqethëse të luftës së Ukrainës: dëbimin e paligjshëm të mijëra fëmijëve nga Rusia.

Kjo është historia e kalvarit të tyre me armë, ikja e tyre e pabesueshme dhe guximi i një gruaje e cila rrezikoi gjithçka për t'i shpëtuar.

Natalya Lutsyk nuk është nëna e tyre, por për të ata janë fëmijët e saj, të cilët i shpëtoi nga forcat ruse që i mbanin pa dëshirën e tyre.Mirëpo edhe pse tani janë arratisur nga një makth që zgjati shumë, fëmijët ende kujtojnë tanket e para, duke u rrotulluar nëpër fshat, komandantin rus teksa kalonte nëpër dyert e shkollës, i rrethuar nga ushtarë që mbanin automatikë.

Shkolla e Natalias në fshatin Novopetrivka ishte shtëpia e 100 fëmijëve, një përzierje jetimësh dhe atyre, prindërit e të cilëve nuk mund të kujdeseshin për ta.

"Rusët më thanë se do t'i merrnin fëmijët. Unë thashë se askush nuk do të shkojë askund pa mua."

Natalya kishte punuar në shkollë për më shumë se 30 vjet dhe i donte fëmijët sikur të ishin të sajat. Ajo ishte e përgatitur të rrezikonte gjithçka për t'i mbajtur ata të sigurt, por nuk ishte vetëm jeta e saj në rrezik.

Duke kundërshtuar forcat ruse për të marrë fëmijët, ajo arritui të ndihmonte të arratisen vetëm 15 prej tyre.

Fëmijet fatlumë thanë se qindra fëmijë të tjerë mbahen në kampë ne zon atë ndryshme të Rusisë.

Kujtojmë se për trafikimin e fëmijëve Ukrainas Deri në shkurt të vitit 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale kishte ndërtuar një çështje të mjaftueshme për të lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, duke i akuzuar ata për krimin e luftës të deportimit të fëmijëve.

 

 

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Macron-Bidenit: Kina ka një rol për paqen! Rrjedhje të reja të informacionit: Ukrainasit donin të godisnin rusët në Siri


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje