Durrës- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-juristin e Kadastrës, Mikel Zaho.
Kjo është masa e lënë në fuqi ditën e sotme (6 Dhjetor).
Ish-zyrtari Zaho është arrestuar për herë të tretë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, për tjetërsim pronash. Ndaj tij ka pasur edhe dy çështje të mëparshme në vitet 2019 dhe 2021.
Zaho ishte person në kërkim që nga muaji Prill i këtij viti, pasi me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të, në lidhje me tjetërsimin e tokave në zonën e Spitallës.
Ai u kap nga policia dy ditë më parë (4 Dhjetor), teksa sot iu zbut masa e sigurisë.
Komente









