Policia e Fierit ka zbuluar detaje të tjera rreth armëve që iu sekuestruan 30 vjeçareit Vjoni Gjoka i cili u arrestua pasi iu gjetën 2 pistoleta në banesë dhe makinë. 

Mësohet se gjatë kontrolleve policia ka gjetur edhe një sasi të madhe municioni luftarak që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:  

-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;
-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme; 
-1krëhër automatiku;
-2 bomba dore (granata difensive); 
-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm; 
-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;
-1 pistoletë gjurmëlënëse;
-2 radio si të Policisë;
-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;
-5 celularë;
-1 GPS. 


Lajmi kryesor:

Fier, u kap me 2 pistoleta, arrestohet 30 vjeçari! Pas kontrolleve i gjendet municion luftarak, mitraloz dhe 2 granata dore (EMRI)