U arrestua te 'Ali Demi' me armë, arratiset nga komisariati 30 vjeçari! Si iu iku nga duart policëve, Gjykata cakton 'arrest me burg' në mungesë (Foto)
30 vjeçari Riljon (Rigers) Lala, i arrestuar 2 ditë më parë në zonën e "Ali Demit" në Tiranë teksa po lëvizte me armë zjarri me vete është arratisur sot nga komisariati numër 1. Rreth orës 08:00 të mëngjesit ai është dërguar për të dhënë shenjat e gishtave, ndërsa më pas do të dërgohej në Gjykatën e Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë
30-vjeçari Riljon Lala ishte dërguar për të dhënë shenjat e gishtave në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, aty ku qëndronte i arrestuar prej dy ditësh, rreth orës 08:00 të mëngjesit. Pas këtij veprimi proceduarial Lala do të dërgohej në Gjykatën Penale të Tiranës, në të cilën do të njihej me masën e sigurisë. Lala ishte pa pranga, ndërsa ruhej nga një oficer policie.
Në këtë moment që do të jepte shenjat e gishtave, 30-vjeçari ka përfituar nga rasti dhe është arratisur me shpejtësi nga dera pasme e Komisariatit nr. 1. Sipas rregullores, ai duhej të ishte i shoqëruar nga dy oficerë, ndërsa në rastin konkret shoqërohej vetëm nga një. Zyrtarët e Komisariatit nr. 1 kanë zhvilluar një mbledhje urgjente për zbardhjen e rastit, ndërsa deri tani nuk ka dyshime për arratisje të organizuar. Policia ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit, po ashtu hetimi ka filluar edhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme.
Riljon Lala
Gjykata Penale e Tiranës ndërkohë ka caktuar masën “arrest me burg” në mungesë për 30 vjeçarin, i cili ishte arrestuar ditën e shtunë.
30-vjeçari Riljon Lala u arrestua në përpjekje për t’u larguar me armë me vete, në lagjen “Ali Demi”, vetëm dy ditë më parë. Personi në fjalë, në momentin që ka parë patrullën e policisë, e cila po lëvizte në zonë, ka nisur të vrapoj, ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet. Ai është kapur gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve të policisë, dhe arma që posedonte është sekuestruar. Lala akuzohet për veprën penale të “armëbajtjes pa leje”.
U dërgua të japë shenjat e gishtave, si u arratis 30 vjeçari para se të njihej me masën e sigurisë! Iu ikën nga duart policit
Riljon Lala është 30 vjeçari që u arratis sot nga komisariati numër 1 në Tiranë.
Rreth orës 08:00 të mëngjesit ai është dërguar për të dhënë shenjat e gishtave, ndërsa më pas do të dërgohej në Gjykatën e Tiranës për t'u mësuar me masën e sigurisë. Ka qenë i shoqëruar nga 1 efektiv, ndërsa në një moment qetësie ka mundur të largohet.
SHÇBA pritet të nisë menjëherë hetimet në lidhje me rastin.
2 ditë më parë u kap me armë me vete/ Del fotoja, ky është 30 vjeçari që u arratis sot nga komisariati në Tiranë
Gazetari i Report TV Arsen Rusta ka siguruar foton e 30 vjeçarit Riljon Lala, nga Burreli i cili është arratisur sot nga komisariati numër 1 në Tiranë pasi u kap duke lëvizur me armë me vete dy ditë më parë në Tiranë.
Polici leshi .Lexioni nr nje nje i ndaluar pavaresisht moshes dhe gjendjes shendetesore,pavaresisht fajit,pavaresisht kush ka qene kur duhet te dali nga qelia para se te dali i vihen prangat dhe pastaj hapet dera e qelise ,kjo procedure kryhet edhe kur kthehet ne qeli
Përgjigju
Eri: 04/01/2021 11:53
Budalla qyqari i shtoi sikletin vetvetes.
Përgjigju
Oli: 04/01/2021 20:00
I rrufsh lesht
$$$$$$$: 04/01/2021 11:23
As kapen e as dorezohen trimat..policat dhjeraman
Përgjigju
Tope Papagalos: 04/01/2021 10:59
Futini nje super dajak sapp ta kapni bejani kurrizin me te bute se barkun
Përgjigju
Shaban: 04/01/2021 09:46
Nga armembatje tabinka edhe arratisje
Përgjigju
Beki: 04/01/2021 09:28
Si mund te aratiset dikush nga komisariati.
Përgjigju
Ujku Fierit: 07/01/2021 02:40
Me kemb e duar
Sondazhi i ditës:25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
Po
29.6%
Jo
63.9%
Nuk e di
6.5%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
Polici leshi .Lexioni nr nje nje i ndaluar pavaresisht moshes dhe gjendjes shendetesore,pavaresisht fajit,pavaresisht kush ka qene kur duhet te dali nga qelia para se te dali i vihen prangat dhe pastaj hapet dera e qelise ,kjo procedure kryhet edhe kur kthehet ne qeli
PërgjigjuBudalla qyqari i shtoi sikletin vetvetes.
PërgjigjuI rrufsh lesht
As kapen e as dorezohen trimat..policat dhjeraman
PërgjigjuFutini nje super dajak sapp ta kapni bejani kurrizin me te bute se barkun
PërgjigjuNga armembatje tabinka edhe arratisje
PërgjigjuSi mund te aratiset dikush nga komisariati.
PërgjigjuMe kemb e duar