U arrestua në Shqipëri, ‘mbreti’ i kriptomonedhave, Faruk Ozer dënohet me mbi 11 mijë vite burg në Turqi

U arrestua në Shqipëri, ‘mbreti’ i kriptomonedhave, Faruk Ozer dënohet me mbi 11 mijë vite burg në Turqi

Faruk Fatih Ozer

TURQI- Faruk Ozer, 'bossi' i kriptomonedhave është dënuar 11,196 vjet burg. Ai akuzohet për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash. Gjykata në Stamboll përveç Ozer, dënoi edhe dy vëllezërit e motrat e tij me burg, Serap Özer dhe Güven Özer, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë. Mediat lokale thonë se ata janë dënuar gjithashtu me një gjobë të rëndë gjyqësore  rreth 5 milionë dollarë.

 “Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam krijuar në moshën 22-vjeçare. Nuk do të kisha vepruar kaq amator nëse kjo do të ishte një organizatë kriminale”, tha ai para gjykatësit.

I riu turk u kap dhe u ekstradua nga Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,  nga Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021. Ai akuzohet për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë. Hetimi i gjerë, i cili implikoi vëllezërit e motrat e Özer dhe katër punonjës të lartë të Thodex, çoi në arrestimin e të paktën 83 individëve. Gjatë gjykimit të mëpasshëm, 21 të pandehur u përballën me mundësinë e deri në 40.564 vjet burg.

Në vendimin e fundit të Gjykatës së 9-të të Penale të Anadollit, 16 nga 21 të pandehurit u shpallën të pafajshëm dhe katër nga shtatë personat e ndaluar më parë u liruan për shkak të provave të pamjaftueshme. Të pandehurit e mbetur morën dënime të ndryshme burgimi.

Arrestimi i tij
SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. Jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër.  Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz. Bashkë me 28-vjeçarin u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu. 

Skema e mashtrimit
Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur.  Autoritetet atje i bllokuan llogaritë bankare të kompanisë THodex ku iu gjetën 16 milionë lira. Sipas mediave turke, në momentin që është arratisur nga vendi, Faruk Ozer kishte me vete një server ku mbahen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash. Në Turqi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit me akuzën e mashtrimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Akuzohet për themelim të organizatës kriminale, 'bosi' turk i kriptomonedhave: S'do kisha vepruar aq amator po të ishte e vërtetë

1694204821_farukozer1.jpg

Themeluesi i Thodex, Faruk Ozer i dënuar me 11.196 vite burg nga gjykata turke për pastrim parash, mashtrim dhe themelim të një organizate kriminale, në dëshminë e tij ka thënë se e ka drejtuar këtë kompani që në moshën 22 vjeçare. Ai ka shtuar se me eksperiencën dhe zgjuarsinë që ka, nuk do të kishte vepruar kaq amator nëse kompania e tij do të ishte një organizatë kriminale.

“Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam krijuar në moshën 22-vjeçare. Nuk do të kisha vepruar kaq amator nëse kjo do të ishte një organizatë kriminale”, mësohet se ka thënë Faruk Ozer në gjykatë, raporton Anadolu.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 08/09/2023 14:14

    Ja ca do te thote shtet,ndersa ky laperi dukes doli per dy dite,nderkohe qe e strehoi ndihmoi te fshihet per me shum se nje vite,duke dhe i mare shuma marramendse lekesh.

    Përgjigju
    • Pjeter: 09/09/2023 09:11

      Ke shume te drejte!! Tek ne hajdutet te bejne karshillek, e shofin shtetin nga lart posht pa ju dridhur syri!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen