Varese- Një person i dyshuar si autori i krimit në ‘Via Varese’ më 27 tetor të vitit të kaluar është arrestuar në Lubjanë të Sllovenisë më 5 Janar të këtij viti, teksa Italia e kërkon për ekstradim me akuzën e vrasjes së një emigranti ukrainas.
Krimi ndodhi në lagjen ‘Retrostazione’, kur i dyshuari, një shqiptar 40-vjeçar dyshohet se qëlloi për vdekje me dy plumba 46-vjeçarin.
Autori identifikohet njëkohësisht si një person me karrierë të gjatë ushtarake dhe që përdorte dhjetëra identitete të rreme. Sllovenia nuk ka pranuar menjëherë ekstradimin, duke kërkuar prova shkencore, si analizat për gjurmët ndaj 40-vjeçarit. Por ai u arrestua për një tjetër krim, që akuzohet se e ka kryer në Lubjanë.
Tani rezultati i kontrolleve të gjurmëve të gishtërinjve do të jetë në gjendje të konfirmojë nëse personi është i njëjti mbi të cilin rëndon urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar në muajin Dhjetor.
Shqiptari është një emër i njohur për precedentët penalë si në Itali, ashtu edhe në Slloveni, teksa iu sekuestruan edhe dokumente të shumta identiteti, false.
Vrasja për të cilën dyshohet ka ndodhur në zonën e Saronnos, në ‘Via Varese’, kur dy të shtëna arme tronditën banorët. Ishte një banor nga pallatet që thirri për ndihmë dhe policinë, pasi pa trupin e shtrirë në zonën e errët të pallatit të Vadym Usatyl (Ustayi), një 46-vjeçar i pastrehë me origjinë ukrainase. Viktima ishte goditur për vdekje nga dy plumba.
Sipas hetimeve, krimi ka ardhur nga një debat banal mes viktimës dhe sulmuesit, ndoshta i rënduar nga përdorimi i lëndëve narkotike. Pas një shkëmbimi fjalësh në shkallë, situata u përkeqësua me përdorimin e dhunës. Më pas vrasësi u largua, duke humbur gjurmët e tij.
Që në ditët e para, hetuesit kishin hedhur hipotezën se vrasësi ishte larguar nga vendi, hipotezë kjo që u forcua nga lëshimi i një urdhër-arresti ndërkombëtar 12 dhjetorin e kaluar. Pika e kthesës erdhi në Lubjanë, ku autoritetet sllovene arrestuan një person që korrespondon me shumë nga karakteristikat e të kërkuarit. Megjithatë, identifikimi përfundimtar është bërë i ndërlikuar nga pseudonimet e shumta të përdorura nga i dyshuari, informon media italiane.
Autoritetet sllovene tani kanë dhjetë ditë për të përfunduar procedurën e krahasimit të gjurmëve të gishtave, një hap vendimtar për të konfirmuar ose përjashtuar përfshirjen e 40-vjeçarit në vrasjen e ndodhur në Varese, ose ai do hetohet për krimet e kryera në Slloveni.
Persa i perket lajmit, per te qene korrekt me lexuesit, vendosni linkun nga e keni marre lajmin sepse per aq sa lexova ne faqet italiane, nuk permend ushtarak karriere, por ne nje faqe thote ish usjtarak dhe ne disa te tjera thote vetem me origjine apo qe eshte shqiptar!
Përgjigju