KORCE- Gjyqtari i arrestuar për korrupsion Dhimitër Pojanaku do të tentojë sërish lirimin nga qelitë e burgut të Drenovës. Kanë qenë avokatët mbrojtës të gjyqtarit pogradecar të cilët kanë paraqitur ditën e sotme një kërkesë pranë Gjykatës së Apelit, duke apeluar masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë më 20 prill nga Gjykata e Faktit në Korçë.
Avokatët kanë argumentuat në kërkesën e tyre pavlefshmërinë e përgjimeve nga organi i akuzës dhe mosrespektimin të kritereve të veçanta të personit në dhënien e masës së sigurisë.
Dhimitër Pojanaku u arrestua në 16 prill në një lokal në Pogradec teksa merrte 45 mijë lek nga një shtetase në formën e ryshfetit më qëllim mbylljen e një çështje civile.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com