Aktivisti Arbër Lleshi, i cili ishte një prej 19 të arrestuarve nga protesta e dhunshme te Kuvendi të enjten e kaluar, tha sot nga foltorja, se është dhunuar nga efektivët rrugës për në komisariat. Ai tha se këta efektivë, janë vegla të pushtetit dhe se një kryeministër që i thotë popullit të tij ‘fuck you’ nuk meriton të shkelë në kryeministri.
“Dua t’ju tregoj dhe t’ju flas për ndjekjen politike që u është bërë 19 protestues para 4 ditësh te Kuvendi. Arrestimet siç i keni parë, ato arrestime të dhunshme, makabre që nuk janë të denja jo për një vend si i joni, as ër një ved diktatorial. Protesta jonë nuk është për luftën politike që bëhet brenda parlamentit mes PS dhe PD. Është për luftën politike që bën gjenerata e të ardhmes ndaj kupolës së vjetër të së shkuarës. Dhuna policore e ushtruar mbi bashkë protestuesit tanë, është e paprecedentë. Un mund të deklaroj personalisht se jam dhunuar brenda automjetit të policisë nga Parlamenti deri te komisariati i policisë. Me këtë nuk dua të viktimizohem, se këtu sot me praninë tuaj ndihem më i ortë se kurrë bashkë me të gjithë bashkë aktivistët tanë. Dhuna policore i përket shekullit të kaluar, i përket kohës së komizmit. Një person me duart e prangosura mbrapa që goditet në fytyrë m30 herë me grushte nga një persona pa uniformë në prezencë të 2 efektivëve me uniformë në sendiljet e para, është torturë. Në komisariat, aktivistëve tanë nuk u është dhënë as ndihma mjekësore dhe është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut. Një kryeministër që guxon u thotë fuck you popullit të vet, nuk mund të shkelë më në kryeministri. Ata njerëz të policisë së shtetit që nuk përfaqësojnë shumicën, janë vetëm vegla të një kupole politike të tjetër që mundohet të përdorë policinë për qëllimet e zeza politike. Grushtet e paligjshme të efektivëve të korruptuar të policisë, nuk mundet të mposhtin grushtin e revolucionit tuaj paqësor”, tha Arbër Lleshi.
Lajmi kryesor:
Organizatorët ‘lajnë duart’ për aktet e dhunës: E bënë ‘maskat’ e sponsorizuara nga Rama! Sot u liruan nga qelia, protestuesit sërish në shesh: Na dhunuan










