U arrestua për abuzim seksual, kolegët e mjekut Hasi: E dinim që kishte disa gra, por jo për të miturën! Frekuentonte rregullisht xhaminë

“Jam prekur se duket sikur ta bëjnë ty, edhe mua më ka ndodhur, një kushëri i parë, s’kam ditur çfarë të bëj e kisha frikë, i thashë një kushëriri të madh se nuk duroja dot më”.

Ky rrëfim tronditës i kësaj të miture, e cila nuk pranoi të tregojë më tepër, u bë kur ekipi i Report TV ndodhej në terren për të pyetur qytetarët lidhur me rastin e mjekut me 4 gra Dervish Hasi, ngjarje që ka shkaktuar mjaft reagime në opinion publik.

“S’na vjen të jetojmë, kaq!”

“Normal që shqetësohemi shumë, ti mjekun e beson se duhet të jetë humanitar e jo të merret me të tilla gjëra”.

I arrestuar, 42-vjeçari Dervish Hasi kishte më shumë se një vit pjesë e stafit të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi i Tiranës. Ai shkoi aty në momentet e para të hapjes së Repartit të Kardioligjisë dhe paralelisht ushtronte funksionin si mjek edhe në një spital privat në kryeqytet. Në mars të vitit 2023, Hasi ishte pjesë e ekipit të kardiokirurgëve të cilët realizuan me sukses një ndërhyrje komplekse në zemër në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Report Tv ishte sot në spital. Kolegët nuk duan të flasin para kamerës, por jashtë saj thonë se e njohin si një person jo problematik, me ata që punonte kishte marrëdhënie të mira. Disa kolegë e dinin që Hasi kishte disa gra, por nuk ishin në dijeni që në shtëpi mbante edhe një vajzë 14 vjeçe prej 2 vitesh, të cilën e prezantonte si gruan e katërt, por që abuzonte seksualisht me të.

Hasi shfaqej edhe mes tyre, një besimtar i devotshëm dhe praktikues i rregullt i fesë islame.  Sillej korrekt, i qetë, serioz, jo shumë social, i ftohtë. Ndonjëherë me disa kolegë në pozicione më të ulëta kishte edhe sjellje arrogante. Një nga ata thotë se në shumë raste përshëndeste arabisht.

42-vjeçari frekuentonte thuajse çdo ditë xhaminë “Mahmut Vrapi” pranë Liqenit të Farkës, pasi ishte xhamia më e afërt me punën e tij në Sanatorium.

Burime nga rrethi i besimit të tij, thonë se pasi i vendosen tritol në makinë Hasi u largua nga zona e Kinostudios dhe prej kohësh jetonte me  gratë e tij në një banesë të marrë me qira në zonën e Lundrës.

Me njërën prej 3 grave Hasi ka 3 fëmijë, një djalë 22 vjeç dhe 2 vajza, njëra 20 vjeçe dhe e vogla 17 vjeçe..

Ligji shqiptar nuk e lejon poligaminë, dhe nga Komuniteti Musliman thonë se martesa të tilla prej vitesh nuk lejohen as në xhami

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘E dinë mirë qytetarët atë që ka vilën me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit’, gazetari Lita: SPAK, shpresë për qytetarët

‘E dinë mirë qytetarët atë që ka vilën me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit’, gazetari Lita: SPAK, shpresë për qytetarët