Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reguar lidhur me arrestimin e mjekut kardiokirurg Dervish Hasi praktikant i fesë myslimane, i akuzuar se abuzonte seksualisht me një 16 vjeçarre prej dy vitesh.
"Ne distancohemi nga çdo individ apo grup që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta", nënvizohet në deklaratë.
Në reagimin e saj, KMSH-ja thotë se e gjen të pavend interesimin e lartë për një çështje që nuk i përket këtij institucioni, por sipas saj organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar.
"Në përgjigje të pyetjeve të shumta nga mediat për rastin e arrestimit të një mjeku të dyshuar për abuzim dhe vepra të tjera sqarojmë sa më poshtë vijon: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është një institucion fetar, i cili ushtron aktivitetin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë. Është institucion që merret me jetën fetare dhe përçimin e mesazhit të qartë e të pastër islam në vendin tonë, gjë të cilën prej një shekulli e ushtron në përputhje me parimet më të larta fetare dhe konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Ne e gjejmë të pavend interesimin e lartë për një çështje që nuk i përket KMSh-së, por organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar".
Mjeku kardiokirurg Dervish Hasi ishte besimtar mysliman dhe frekuentonte rregullisht xhaminë, e nisur nga ky fakt KMSH thotë se "Komuniteti Mysliman, ashtu si çdo fe tjetër, nuk mban regjistër me të dhëna psikologjike apo devijime të natyrave të ndryshme të njerëzve, qofshin frekuentues ose jo të objekteve të kultit".
"Ne distancohemi nga çdo individ apo grup që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta. Lusim mediat dhe opinionin publik që të jenë korrekt dhe të kujdesshëm në citimet e tyre gjatë raportimit të ngjarjeve të ngjashme. Një individ që është objekt për oganet ligjzbatuese nuk mund të jetë asgjë më shumë se kaq. Ne distancohemi nga çdo individ që kryen akte të ulëta e të shëmtuara, aq më tepër duke u strukur pas besimit. Islami është fe e paqes, moralit të lartë dhe drejtësisë!"
B.K/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohet për abuzim me të mitur dhe pornografi, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi
8 Maj, 16:05
-
U la në burg nën akuzën e trafikut të të miturve dhe pornografisë, pretendimi i Dervish Hasit: Ma ka bërë dikush këtë gjë, jam një nga mjekët më të mirë
7 Shkurt, 13:25
-
U arrestua për trafikim të të miturve dhe pornografi, shtyhet seanca për mjekun Dervish Hasi
6 Shkurt, 13:24
-
Abuzimi i mjekut me 14-vjeçaren, ja propozimet e Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve për ndryshimet e Kodit Penal
29 Janar, 16:35
-
Rasti i rëndë i mjekut mbante 16 vjeçaren si gruan e katërt, Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e ligjit: Mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç
26 Janar, 14:32
-
‘Na martoi një hoxhe!’ Detaje nga dosja e mjekut Dervish Hasi! Dëshmia e 16 vjeçares dhe e prindërve: I bëri lavazh trurit! Na tha s’po bëjmë asgjë të keqe
23 Janar, 18:18
-
Trafikim të të miturve e pornografi, ndryshon akuza ndaj kardio-kirurgut Dervish Hasi! Gjykata e lë në burg, 16-vjeçares i drejtohet si ‘gruaja ime’
20 Janar, 10:35
-
U arrestua për abuzim seksual, kolegët e mjekut Hasi: E dinim që kishte disa gra, por jo për të miturën! Frekuentonte rregullisht xhaminë
19 Janar, 17:01
-
Abuzimi seksual i 16 vjeçares, e mitura merret në mbrojtje nga shteti! 3 gratë e kirurgut Hasi kyçin gojën! Mjeku i arrestuar: S'e ka detyruar njeri
19 Janar, 11:13
-
E rëndë në Tiranë/ Arrestohet kardiokirurgu i Sanatoriumit, akuzohet se abuzoi seksualisht dhe shfrytëzoi 16 vjeçaren për 2 vite! E prezantonte si gruan e katërt (EMRI)
18 Janar, 14:32
-
Nesër Kurban Bajrami! Kreu i KMSH-së: Kjo është festa e sakrificës, durimit dhe dhembshurisë njerëzore
19 Korrik 2021, 11:41
-
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: Falja e Fitër Bajrami të enjten në orën 06:10 në Sheshin 'Skënderbej'
11 Maj 2021, 18:39