1761809448_1761809391eugertsino.jpg

Eugert Sino dhe furgoni i kamufluar

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga gjetja e furgonit të mbushur me arsenal armësh. Burime për Report Tv thonë se i arrestuari Eugert Sino ka lidhje me një personazh të kërkuar nga SPAK për vrasje dhe pastrim të parave nga trafiku i drogës, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Eugert Sina dyshohet të jetë pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, të cilit SPAK së fundi i sekuestroi 5 milionë euro pasuri, përfshirë lokalin “Monopol” po në rrugën “Myslym Shyri”. Burime për Report Tv, thonë se 34-vjeçari Sino, në letra ka qenë i punësuar si banakier, nga Aurel Hoxha. Sot një nga personazhet më të kërkuar të drejtësisë, SPAK e akuzon se porosi vrasjen e Klevis Lleshit, një nga 5 burrat e vrarë të fisit Lleshi, pas një hasmërie që nis prej vitit 2012 me vrasjen në Angli, të vëllait të Aurel Hoxhës.


Lajmi kryesor:

Arsenali i armëve, furgoni i kamufluar si mirëmbajtje rrugore të ''Gener 2''! I arrestuari pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës (FOTO)