U arrestua për drogë/ Shqiptari i jep fund jetës në burgun francez. Dëshmia për Report Tv: Mbahej padrejtësisht në qeli

U arrestua për drogë/ Shqiptari i jep fund jetës në burgun francez. Dëshmia për Report Tv: Mbahej padrejtësisht në qeli

Foto ilustruese

FRANCË - Një 46-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në burgun "La Talaurdiere” të qytetit Saint Etienne në Francë. Report Tv mëson se viktima është Liman Meta, nga Peshkopia, baba i dy fëmijëve. Ai është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm brenda në qeli. Meta ishte arrestuar 4 muaj më parë, pasi ishte ndaluar në një tren dhe i ishte gjetur nga policia një sasi lënde narkotike gjatë një kontrolli.

Një bashkëkombas, gjithashtu i dënuar në këtë burg, kontaktoi me Report Tv dhe tha se 46-vjeçari kishte mohuar të ishte e tija lënda narkotike, por autoritetet franceze nuk e kanë besuar versionin e tij. Prej katër muajsh ai mbahej në burg, ndonëse siç pretendohet, ndaj tij nuk kishte prova. Kontakti i fundit i tij ka qenë me një tjetër shqiptar nga Prishtina në orën 07:30 të mëngjesit të kësaj të premte, ndërsa një orë më pas, ai ka kryer aktin e vetëflijimit brenda në qelinë e burgut.

Ai rrëfen se Limani nuk i ishte ankuar për ndonjë problem, por shqetësimi i tij ishte fakti që mbahej prej 4 muajsh në burg, sipas tij padrejtësisht. Dyshohet se 46-vjeçari ka kryer vetëvrasjen në kushte të rënduara psikologjike. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë