Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Albert Riska, i cili nga arrest me burg, tashmë do të hetohet në masën e sigurisë arrest shtëpie. Avokati ka kërkuar nga gjykata lirimin, pasi vuan nga diabeti.
Pas shqyrtimit të raportit shëndetësor, gjykata e Elbasanit vendosi zëvendësimin e masës së arrestit, duke e lënë në arrest shtëpie. Në fillim të muajit maj, Dekani Albert Riska u arrestua së bashku me shefen e departamentit të gazetarisë Elvira Lumi, pedagogen e fakultetit të ekonomikut Erjola Calja dhe 4 sekserë.
Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshohet se në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.
Vendimi i gjykatës së Elbasanit
Dekani Albert Riska arrest shtëpie
Shefja e Departamentit të Gazetarisë Elvira Lumi arrest me burg 60 ditë
Pedagogia Eriola Calja arrest shtëpie
Studenti Marjus Calja arrest burg
Studenti Adem Ngjela arrest shtëpie
Sekseri Petrit Kodra arrest me burg
Haaaaa ky ishte tape perdite si pine raki nje me diabet. Bejini analizat se ska diabet
Përgjigju