TIRANE-Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Hitesh Patel, kunatin e dy vëllezërve indianë me pasaportë shqiptare Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara. Pas 40 ditëve Patel ka lënë qelinë, gazetari Arsen Rusta raporton se gjykata caktoi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për indianin. 59-vjeçari u arrestua për mashtrim, por qëndroi vetëm 40 ditë në burg. Tashmë ai po ruhet nga efektivët e policisë teksa qëndron në 'arrest shtëpie' në pritje të dosjes që pala shqiptare ka kërkuar nga autoritetet indiane lidhur me Patel. Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Indinë dhe pritet që të shikohet sesi do të procedohet në vijim.
Por kush janë indianët dhe përse u shkaktua zhurmë në Shqipëri? E ndërsa Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara u larguan nga Shqipëria në muajin mars, kunati i tyre u arrestua. Në të njëjtën ditë që indiani, Patel, i akuzuar për pastrim parash u arrestua në Rinas në tentativë për t'u arratisur, bashkë me të kanë qenë edhe kunetërit e tij, vëllezërit Sandesara, të cilët kanë fluturuar me charter nga Tirana në Dubai pa asnjë problem ligjor. Burime për Shqiptarja.com thanë se nuk ka pasur asnjë urdhër arresti ndërkombëtar për ndalimin e tyre. Pas lajmeve se ishte i kërkuar për mashtrim, Ministria e Punëve të Jashtme ndërpreu mandatin e si konsull nderi të Republikës së Shqipërisë të Nitin Sandesara në Nigeri.
Dy vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara, që morën shtetësinë shqiptare vitin e kaluar dhe që u përfolën në media, se ishin persona të kërkuar për mashtrim reaguan përmes kompanisë së tyre në Tiranë që ka investuar në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit. Kompania thotë se grupi Sandesara ka një prani të madhe të biznesit në mbi 75 vende në botë. Në njoftim theksohej se në 2017 janë hetuar në Indi për mashtrim dhe pastrim parash, por kjo sipas tyre ka ndodhur për qëllime politike, ndërsa shtojnë se sipas tyre asgjë nuk është provuar dhe gjithcka është dashakeqe.
Pritni kur tju leje patkojt dhe shtepin bosh.
Përgjigju