U arrestua për pengëmarrje, lirohet
pasi ishte shpallur i pafajshëm

U arrestua për pengëmarrje, lirohet<br />pasi ishte shpallur i pafajshëm
Bako Buzheri nga Lazarati, i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Gjirokastrës pasi ishte shpallur në kërkim i dënuar me 21 vite burg për pengmarrje është liruar këtë të shtunë.

Lirimi i Buzherit konfirmohet për A1Report nga Policia e Shtetit, e cila sqaron se një vendim i marrë në kolegjin penal të gjykatës së lartë i ka dhënë atij pafajësinë.

Ky vendim sipas policisë është marrë më 28 janar në Gjykatën e Lartë, por nuk ishte zbardhur apo dërguar zyrtarisht policisë së shtetit.

Për veprën penale të pengmarrjes së një bashkëfshatari të tyre në vitin 2012, Bako Buzheri dhe 6 persona të tjerë u dënuan plot 105 vite burg me vendim të apelit të krimeve të rënda, ndërsa shumica e tyre rezultojnë në kërkim.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë