Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli pasi është kapur me 850 paund kokainë që po tentonte ta shiste. BBC raporton se i arrestuari, Rexhino Toska është dënuar me 30 muaj heqje lirie. Toska po lëvizte me një autmojet tip 'Benz' luksoz dhe dokumenta të falsifikuara. I riu shqiptar kishte hyrë në territorin britanik ilegalisht me kamion, në dhjetor të 2018-ës, dhe në Swavesey, Cambridgeshire, përdorte një patentë me identiteti italian, “Maurizio Conti”.
Në momentin kur u arrestua, Toska ka deklaruar për policët: “Shes kokainë sepse anglezët e duan kokainën”. Ndërsa para gjykatës ka thënë se kokainën e shiste për të shlyer borxhin prej 8 mijë paundësh që kishte paguar për të hyrë në Britaninë e Madhe.
Prokurorja Sara Walker i tha gjykatës se rreth orës 21:45, në 10 korrik ai u ndalua nga policia dhe u tha atyre se fliste italisht.
“Kur oficerët i vendosën një përkthyes italian që të fliste me të, u bë e qartë që ai nuk fliste italisht,” tha Znj Walker.
Oficerët gjetën 17 doza kokainënë veturë, si dhe 450 paund para chash.Toska u tha oficerëve në paraburgim: “Unë e shes kokainë sepse anglezët e drogën”.
Toska gjithashtu u deklarua fajtor për posedim të dokumenteve false. Gjykata tha se ai do të deportohej pasi të ketë vuajtur gjysmën e dënimit.
850 pound kokaine eshte shume "pak"! Kontrolloni sasine!
Përgjigju850LBS Pount jane 385KG dhe sjane pak jo. Ky eshte aktivitet kriminal dhe shperndares. Ta kalbin brenda, kjo pune kete shperblim ka