U arrestua për terrorizëm, Gjykata e Durrësit lë në burg 34-vjeçarin me qëllim ekstradimin në Rusi

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për rusin, Rasul Mislaev 34-vjeç i cili u arrestua tre ditë më parë nga policia e Shtetit.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”. Ai kishte hyrë në vendin tonë si emigrantë i paligjshëm nga Greqia.

Rusi akuzohet se në Qershor të vitit 2013-të është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Pas procedurave të nevojshme që do të kryhen në Shqipëri, rusi pritet të ekstradohet për të vuajtur më pas dënimin në Rusi.

Rasul Mislaev

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka