"Duhet të gjesh një mik në qeveri, si në Shqipëri", kështu i këshillonte këngëtarja Elsa Lila anëtarët e tjerë të organizatës kriminal në Itali ku bënte pjesë, ku duket se kishte një rol shumë të rëndësishëm. Mediat italiane kanë publikuar përgjimet që fundosën këngëtaren, e cila u arrestua dje për trafik droge, ndërsa organizata përbëhej nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë, 9 prej të cilëve ranë në prangat e policisë.
Këngëtarja kujdesej për paratë dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin, librin në të cilin grupi kriminal regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe mariuanës. Po ashtu ajo ishte edhe një lloj "këshilltareje", ku i kërkonte anëtarëve të bandës që të krijonin lidhje në qeveri "si në Shqipëri"
“Si mund të gjesh një të njohur brenda institucioneve shtetëror? Kjo është zgjidhja... E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme... si në Shqipëri... sepse të shpëton, çfarëdo qoftë qeveria, duhet ta kesh edhe atje", thuhet në përgjime, ku ajo fliste me një tjetër anëtarë të organizatës.
Ata ishin organizuar në mënyrë të thjeshtë por efikase. Kishin një shtëpi në Torrevewhia dhe një garazh në Acilia për të mbajtur drogën, makina në emër të të tjerëve për ta lëvizur atë dhe dy bare fikse ku takoheshin për mbledhje.
Në krye të kësaj organizate ishin italianët Vivas Caffè dhe Antica Sapori di Acilia, Fabrizio Capogna dhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, të cilët takonin klientë dhe personalitete të kalibrit të rëndësishëm kriminal.
Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.
Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”.
Po kush janë 13 anëtarët e bandës që drejtonin trafikun e drogës në Romë? Grupi italo-shqiptar, që merrej me trafikun e drogës kishte role të ndara, ndërsa një lokal në Acilia ishte pika e tyre takimit dhe ndanin detyrat nga blerja e drogës, transporti dhe magazinimi i saj banesa e garazhe e deri tek shpërndarja te klientët përfundimtarë.
Anëtarët shqiptarë të grupit janë Arindi Boci, 35 vjeç, Glend Burhanaj i njohur si Qorri, 32 vjeç, Petrit Bardhi, 47 vjeç, Leonard Vacaj, 48 vjeç, Elsa Lila, 40 vjeç, Gjino Lleshaj, 39 vjeç, Francesk Ndreka i njohur si Cesku, 28 vjeç.
Ndërsa anëtarët italianë të grupit janë Fabrizio Capogna, 37 vjeç, Gianluca Fantozzi, 51 vjeç, Laurenti Simone, 42 vjeç, Manolo Monterisi, 44 vjeç, Alessio Nardini, 47 vjeç, Manuela Rizzo, 46 vjeçe.
Ik mi Goce i bije pjeshkes me nai pencionist andej se besoj qan dhe bukur mbaron pune shpejt se do qe me e ndershme . Kapje nai kavall e u beje e pasur
Përgjigjue djallose po pse moje goce ,kendo ne kafase tashi
PërgjigjuElsa ka treguar realitetin shqiptar,duhet nje mik kudo,sa me lart sa me i rendesishem miku,aq me mire eshte.Ky eshte shembull konkret per ate c'ka thote D.A.SH prej kaq kohesh per nivelin e korrupsionit.
PërgjigjuIk moj zhabë
PërgjigjuPiccione thone italianet
PërgjigjuEshte e turpshme dhe kriminale per nji grua,nji nene,nji person publik te merret me pure te pista.Te kerkosh te pasurohesh duke iu shkatrruar jeten te tjerve eshte KRIM....
Përgjigjuepo pjeshka nen pjeshke bije thone. kjo mbante leket ... hic hic po habibi kur thone andej nga Vlora
Edhe per me teper e ka bere Elsa Lila qe krimi i mori jeten ne menyre makabre nenrs se saj. Nje krim me nje fajtor te lire dhe te pasur dhe nje te denuar duke marre fajin " e beut" persiper. Neveri per kete femer te perfshire ne tregetine e helmit. Kjo as nene nuk duhet te jete, nuk e meriton.
E kush te kupton ketu ne Llumistan o Meri, Ram hunshtremti-kokaina apo Gate Habilajt me shoke?