U arrestua për trafik droge në Itali, Elsa Lila: Ngjarja më e rëndë e jetës time

U arrestua për trafik droge në Itali, Elsa Lila: Ngjarja më e rëndë e jetës time

Elsa Lila

Elsa Lila më së shumti ka heshtur për arrestimin e saj dhe ka vendosur të flasë së fundmi.

“Ishte ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur në jetën time dhe nuk ia uroj askujt”, kështu është shprehur këngëtarja e njohur për arrestimin e saj nga autoritetet italiane.

“Ja që ndodhka të jesh i pafajshëm dhe të përfundosh në një histori absurde. Kush më njeh nga afër e di shumë mirë sesi jetoj. I njeh shumë mirë principet e mia, vlerat e mia. Ishte thjesht një absurditet”, shtoi ajo.

Elsa u rrëfye gjithashtu për koncertin madhështor që do të mbajë në Tiranë, si dhe për faktin që do ta ndajë skenën edhe me Pirro Çakon, për të sjellë ndër të tjera hitin e tyre “Diferenca je ti”.

“Në recital do të jenë instumentistët më të mirë italianë të muzikës, janë 7 elementë të bandës, çdo gjë do të jetë live dhe jam shumë e lumtur që do të kem mundësinë të punoj me këta instumentistë që janë shumë fantastikë, çdo gjë e japin prej vetes. Nuk mund të mos këndoja “Diferenca je ti” dhe Pirro u tregua shumë xhentil dhe pranoi ftesën time dhe do të jetë i pranishëm. Pas vitit 2007 do të këndojmë së bashku “Diferenca je ti”.

Pas gjithë bujës së madhe të arrestimit, pas lirimit nga burgu, Elsa Lila u rikthye edhe në muzikë pas rreth 15 vitesh. Ajo mori pjesë në festivalin e këngës me një dedikim për të bijën, ku mori çmimin e parë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor