Trafik pistoletash drejt Anglisë, lihet në burg Jetmir Koloshi! Mohon akuzat: Materialet do i dorëzoja në Itali, s’kam vizë për në Britani

Jetmir Koloshi, shoferi i furgonit që u arrestua pak ditë më parë pasi iu gjetën 8 pistoleta të fshehura në një tavolinë druri, në Portin e Durrësit, teksa po largohej drejt Italisë është lënë në burg nga gjykata e Posaçme. 35-vjeçari ka mohuar akuzat duke pretenduar se ai është thjeshtë shofer furgoni dhe se do të transportonte materialet drejt Italisë.

‘Unë do i dorëzoja në Itali dhe pastaj do të kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe.’- mësohet të ketë thënë ai.

Koloshi ka pretenduar se ishte i punësuar si shofer te agjencia e transportit ‘Sihana’ ndërsa pagesën e merrte në të zezë.

Jetmir Koloshi po hetohet nga SPAK. Në vijim të hetimeve, autoritetet po verifikojnë personin që ka dorëzuar tavolinën ku ishin të fshehura armët. Pjesë e hetimeve pritet të jetë edhe personi pritës në Britani të Madhe, në adresën që do të dorëzohej porosia.

Mësohet se autoritetet shqiptare akoma nuk kanë dërguar letërporosi në Britani të Madhe, por procedurat kanë nisur. Megjithatë, nga ana e tyre autoritetet britanike kanë marrë masa për kontrolle të shtuara në kufi. Dyshimet e policisë shqiptare janë për një rrjet personash me të shkruar kriminale që e kanë biznes trafikimin e armëve. Deklarimet e Koloshit nuk kanë ndihmuar shumë hetuesit mbi ngjarje.

Jetmir Kaloshi, i cili u kap me 8 pistoleta pak ditë më parë në një furgon, të cilat kishin destinacion trafikimin drejt Anglisë, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme.

Kujtojmë se policia e Durrësit, ka sekuestruar 8 armë zjarri ‘pistoletë’ në Portin e Durrësit dy ditë më parë. Ato po transportoheshin nga një furgon me targa angleze.

Furgoni u ndal nga policia në vijën e dytë të kontrollit të terminalit të trageteve ku më pas do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona. 8 pistoletat të llojit 'glock' ishin ambalazhuar në një kuti kartoni dhe kishin destinacion Anglinë.

*Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Keti Banushi dhe Sokol Dema

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
U kap me 8 pistoleta në furgon, lihet në burg Jetmir Kaloshi: Materialet do i dorëzoja në Itali pastaj do kthehesha

1681291532_1681203063finalprojekt.00005615.Still036.jpg

Jetmir Kaloshi, i cili u kap me 8 pistoleta pak ditë më parë në një furgon, të cilat kishin destinacion trafikimin drejt Anglisë, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme.

‘Unë jam shofer dhe nuk kam lidhje fare me materiale. Unë do i dorëzoja në Itali dhe pastaj do të kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe.’- mësohet të ketë thënë ai.

Ai ka pretenduar se ishte i punësuar si shofer te agjencia e transportit ‘Sihana’ ndërsa pagesën e merrte në të zezë.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/04/2023 03:00

    Na mbushe mendjen! Vizen per ne Britani mund t'a nxirrje ne cdo shtet te BE,mund t'a nxirrje ne Itali,por dhe ne France,mos u perpiq kot te mbulosh gjurmet.Dhe mbi te gjitha,gjithe ato arme,trafikantet nuk jane aq budallenj sa t'ja fusin leshkos se pare qe gjejne.Per ta ka shume rendesi qe //malli//te shkoje te porositesi.S.d.q.nje hetim i dyte, i pa lidhur me kete ne vazhdim, duhet hapur per /Sihanen/,jo per trafik,por per punesim ne te zeze,mosdeklarim punonjesish,mosdhenie kontributesh,shkelje te ligjeve te punes,ve bast qe ne kete rast kemi dhe mossigurim jete te shoferit qe udheton jashte,dhe si rrjedhim dyshoj dhe per fshehje te ardhurash e numra me taksat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë