Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje për Arlen Hasanaj. Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë

Sipas avokatiti mbrojtës provat e grumbulluara prej tyre  u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë. Vendimi u apelua një dite pasi u caktua masa 'arrest me burg' për Arlen Hasanajn.

“Provat qe kemi dorëzuar qe ne gjyqin e shkuar u morën në konsideratë kësaj radhe dhe u kryen te gjithë akt-ekspertizat për çdo dyshim qe kishin në lidhje me shenjat e gishtërinjve, plagës në dorë etj. Gjithashtu u konfirmua nëpërmjet pamjeve filmike se Hasanaj ne momentin e ngjarjes ndodhej në një zone tjeter pasi u rakorduan iteneraret. Gjykata e shkalles se pare vendosi te pranonte provat.”

Gjykata e Durrësit vendosi më 29 janar 'arrest me burg" ndaj Arlen Hasanaj, Prova kryesore e organit të akuzës, përfaqësuar nga prokurorja Nadime Maliqati Kurti ishte një plagë në dorën e 34-vjeçarit që dyshohet se është shkaktuar nga baruti.

Por  avokati mbrojtës, Ilia Ilia e konsideroi abuziv dhe tha se se prokuroria po mban në burg Hasanajn për interesatmë të larta, pasi i duhet dikush formalisht në burg lidhur me këtë çështje. 

Hasanaj ka mohuar para hetuesve që të jetë ai personi që ka vendosur eksplozivin. Ditën e shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Dukës në lagjen nr.4 në Durrës, Hasanaj është filmuar në qendrën tregtare ‘Megateg’ ekzaktësisht në orën 21:40,  dhe në kohën që ka ndodhur shpërthimi në 22:03 në shtëpinë e Dukës, Hasanja po parkonte mjetin e tij në rrugicën përballë shtëpisë.

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari  rezulton pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar, më konkretisht i kompanisë 'Euroshop Durrës' themeluar në korrik të 2020, me ortak Albi Lika. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për biznesin, kjo pasi siç Report Tv mëson, kur inspektorët e Tatimeve shkuan 2 ditë më parë për kontroll  në ambientet e kompanisë së vezëve "Aiba", në pronësi të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe vëllait të tij deputet, Agron Duka thanë se kanë pasur denoncim nga një klient i pakënaqur, që mendohet të jetë 'Euroshop Durrës'. Pikërisht ky klient i pakënaqur dyshohet të jetë 34 vjeçari Arlen Hasanaj, i cili është edhe pronar i një dyqani vetëm 500 metra larg nga shtëpia e Dukës në Durrës, pikërisht aty ku dje vendosi lëndën plasëse.