U arrestua si i dehur, flet shefi i policisë në Patos: Ishte fërkim, s’kisha pirë. Unë kam shtëpi 70m2, të tjerët kanë vila e biznese

FIER-Flamur Veliu, shef i policisë në Patos, ka folur për Report Tv një ditë pas lirimit të tij nga Gjykata. Veliu ka thënë se lajmi i shpërndarë në media, se ai është përfshirë në një aksident dhe ka përplasur disa makina nuk është i vërtetë.

Veliu sqaron se bëhet fjalë vetëm për një “fërkim të lehtë”. Veliu ka thënë se nuk ka qenë i dehur në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Sipas tij, SHÇBA e ka bërë testin e alkoolit disa orë më vonë, pasi ai ishte lënë i lirë. Gjë që sipas, Veliut është në shkelje të ligjit. Ai ka thënë se shteti duhet të hetojë ata që janë marrë me korrupsion.

Kërkoj të vendoset drejtësia. Nuk jam përfshirë në aksident, makina që drejtoja thjesht është fërkuar me një automjet tjetër.  Nuk kam qenë i dehur. Testi i alkoolit është bërë disa orë pas ngjarjes.  Jam lënë i lirë pas fërkimit të mjeteve, më pas jam shoqëruar në komisariat ku më është bërë testi i alkoolit, në shkelje ligjore. 

Dua të vendos dinjitetin në vend dhe ja lë në dorë drejtësisë. I sugjeroj ShÇBA-së të mos merret me gjëra të vogla por të hetojë korrupsionin me njerëzit që vjedhin e kanë vëne pasuri. Unë kam qenë shef komisariati dhe jetoj në një shtëpi 70 m2. Ata që kanë qenë në vendin tim sot janë bërë milionerë. Kanë vila dhe biznese.

Flamur Veliu, shef i policisë në Patos

Veliu u përfshi në një aksident ditën e diel dhe u arrestua nga SHÇBA, pasi sipas policisë ai po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Policia nisi procedimin për shkelje të detyrës, ndërsa gjykata vendosi dje që ta lironte, duke e lenë nën masën e sigurisë “Detyrim” paraqitjeje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 03/10/2018 17:13

    O njeri i ndershem dhe me njohuri nuk ia vlen te punosh ne at vend te mbushur plot me korrupsion.E shikon sa her ke ven koken perball plumbit per te punuar me dinjitet Ty duhet te kishin dekuruar .Ndersa po te luftojne. Nuk vjen pranvera me nje lule o njeri i zotit.Te uroj te gjesh drejtesin .

    Përgjigju
    • Pali Llupo London: 03/10/2018 21:56

      Flamur Veliu eshte nje nga njerezit me te mire qe kam patur rastin te te t'a njohe nga afer dhe te te punoja me ate per disa kohe ne organet e Policise se Shtetit, ne Lushnje ne kohen me te veshtire te trazirave te 96-97-tes. Ka qene njeri me personalitet te shkelqyer, njeri i shkolluar ne Akademine e Rendit, si Oficer karriere, Dega Polici, i ardhur nga nje stazh i gjate afro 4 vjecar perfshi dhe kohen e kryerjes se detyres se sherbimit te detyrueshem ushtarak ne trupen e Policise se Shtetit ne Korce, me pas ne Akademine e Rendit e me radhe ne Bulqize, Peshkopi, Tirane per pak muaj e me pas ne Lushnje, Tepelene, Ballsh, Sarande e me se fundmi ne Patos, ku po dramatizohet edhe ky skenar si mund te t'a quaj per te t'a liruar nga puna ne Policine e Shtetit, pikerishte kete njeri aq te mire e nje familjar shembullor, qe jetone bashke me familjen e tij shembullore mbas kaq e kaq sherbimesh qe i ka sjelle shtetit me punen e tij shembullore, ne nje karakatine parafabrikatesh qe te kohes se Noes e qe bie sot e bie neser eshte ajo shtepi. Une e kam njohur shpejt Flamur Veliun dhe kurre asnjihere kur rasti edhe me mbrapa sa here qe jam ndodhur andej edhe mes shume lutjeve per nje got birre kur i thone fjales ne respekt te shoqerise, nuk e kam par qe te te ver ne goje si jashte kohes se punes e jo me ne pune qe jo e jo. Jane nje cik me te thella opsionet per te t'u kuptuar qe pse keta lloj njerezish te drejte dhe te ndershem si Flamur Veliu, nuk e kane te gjate vazhdimin e karrieres se tyre per te cilen kane qene aq te preokupuar deri ne perfeksionim ne luften kunder krimit, per te cilen kane dijet dhe aftesine e mjaftueshme profesionale te nje kariere te gjate e te plotesuksesshme ne kete drejtim. I mbetem mirenjohes per sa kohe une e kam patur epror Komandant Flamur Veliun e qe asnji gje e vecante nuk e pati dalluar ate ne ''unin'' sic flitet rendom per njerez qe mbivleresojne vetveten, nga neve mvartesit e tij, ne thjeshtesine, zgjuarsine dhe vetmohimin per te te kryer bashke me trupen qe ai ka drejtuar, ne permbushjen e misionit dhe detyres se ngarkuar. Kam nje ndjenje shprese se e drejta e tij do te te triumfoje ne kete rast dhe zemra ma ndjelle e ma do qe Komandanti im i dikurshem do te te jete prape ne lartesine e detyres se tij, prej sot e nje jete te tere ne Policine e Shtetit me nje pasterti e perkushtim per te t'u admiruar. Nuk shitet kali me njehere te penguar e aq me pak Flamur Veliu me nji pasqyre te demtuar. Ka te tjere plot te korruptuar qe kane vrare edhe njerez biles dhe nuk i hyne asnji gjemb ne kembet. ''Mbaje njeriun e punes, te zene me pune'' -eshte nje fjale e urte angleze ketej nga jetoje e punoje une sot jo per fajin tim. Shpresoje qe kjo te ndodh ne kete rastin e Flamur Veliut.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve