U arrestua si pjesë e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit, GJKKO liron Kid Koshenën! Nuk rezulton i përfshirë në grupin kriminal

U arrestua si pjesë e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit, GJKKO liron Kid Koshenën! Nuk rezulton i përfshirë në grupin kriminal

GJKKO ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj për klientin e tij Kid Koshena i arrestuar në kuadër të laboratorit të drogës Fier pasi nga aktet që janë pjesë e dosjes nuk rezulton të jetë i përfshirë në këtë grup kriminal. Duke i zëvendësuar masën nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Koshena u arrestua se bashku me katër të rinj pasi qarkullonin me 2 armë zjarri në makinë ndërsa mbanin 2 kallashnikovë në banesë. Ata janë identifikuar si Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët.

Ata po qarkullonin me automjetin tip “Range Rover”  kur u ndaluan në hyrje të fshatit Tujan, në rrugën e Arbërit. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, me krehëra me municion luftarak, të fshehura poshtë kofanos së automjetit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet