U arrestua sot në Spanjë, kush është i shumëkërkuari Gentjan Funiqi (Doçi) dhe roli i tij në rrëmbimin e Jan Prengës

U arrestua sot në Spanjë, kush është i shumëkërkuari Gentjan Funiqi (Doçi) dhe roli i tij në rrëmbimin e Jan Prengës

1669840723_5e4baefd0eda2historiajanprenga2.jpg

Gentian Doçi, i arrestuar sot për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz, rezultonte i shpallur në kërkim edhe nga autoritetet italiane për trafik kokaine. Doçi i cilësuar si “truri” i kësaj pengmarrje, kërkohej edhe në Itali për trafik droge. Gentian Doçi, dyshohet se është njëri nga tre personat që kanë urdhëruar marrjen peng të Jan Prengës, përfshirë këtu Dritan Rexhepin nga Vlora dhe Altin Hajrin nga Shijaku.

E gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak se njëri nga vëllezërit e Jan Prengës, Astrit Prenga, mbante peng një sasi prej 283 kg lëndë narkotike, duke pretenduar se për lirimin e mallit, kërkonte pagesat e prapambetura nga një shtetas anglez, që e kishte kontraktuar disa herë për nxjerrjen e mallit nga kontejnerët e portit të Porthsmuthit. Për lirimin e Jan Prengës, i cili ishte i vetmi nga 5 vëllezërit që jetonte në Shqipëri, mësohet të ketë udhëtuar nga Anglia në Shqipëri, vëllai tjetër i Prengave, Artan Prenga, i cili i vënë në dijeni nga dy vëllezërit e tij Astrit dhe Admir Prenga, se kush ishin njerëzit organizuar pengmarrjen, besohet se ka shkuar në Dukagjin, ku me një pajtues gjaqesh, ka dashur të ndërmjetësojë me disa anëtarë të familjes Doçi, për lirimin e vëllait. Sipas burimeve të policisë disa nga të vjetrit e fisit Doçi, i kanë pohuar se nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet Gentian Doçi dhe çfarë mund të ketë bërë ai. Megjithëse vëllezërit Prenga besohet se kanë kthyer një pjesë kokaine prej gati 60 kg tek Dritan Rrexhepi, sërish vëllai i tyre nuk është liruar. Më pas vëllezërit Prenga që banonin në Angli kërkojnë llogari tek Rexhepi se përse vëllai i tyre nuk ishte liruar, por Rexhepi i ka pohuar se:“…njerëzit që kishte urdhëruar, i kishin dalë nga fjala…”. Besohet se Rexhepi i ka treguar vëllezërve Prenga dhe emrat e personave që mbanin peng vëllain e tyre, ndaj dhe është kërkuar negocim mes fisin Doçi në Dukagjin të Shkodrës.

Anglezi pritësi i kokainës që nuk pagoi Astrit Prengën
Shtetasi Anglez ka qenë pritësi i lëndës narkotike Kokainë në Britani, ndërsa dërguesit e këtij malli, dyshohet të kenë qenë në Ekuador, Dritan Rrexhepi nga Vlora dhe Gentian Doçi nga Dukagjini i Shkodrës. Në pamundësi për të liruar ngarkesën prej 283 kg lëndë narkotike, Anglezi ka njoftuar dërguesit e mallit Rexhepin dhe Doçin, duke i treguar situatën. Kaq ka mjaftuar që më pas negociatat me Astrit Prengën dhe Ndrek Prengën që ndodhej në burg në Angli, ti mbajnë Dritan Rexhepi dhe Gentian Doçi. Rrexhepi e Doçi, kanë biseduar në telefon me vëllezërit Prenga, Astrit dhe Ndrek Prenga, duke i kërkuar të mos i preknin mallin dhe t’ia linin të lirë pasi ishte e tyrja. Këmbëngulja e Astrit Prengës ka qenë e prerë, duke vijuar të verë kushtin numër 1, dhe pohuar se nuk kishte asnjë punë me patriotët e tij shqiptarë, por punët dhe likuidimin e kishte me anglezin, i cili e kishte lënë pa paguar. Nga ana tjetër vëllai tjetër në burg Ndrek Prenga, dyshohet se i ka pohuar Rrexhepit se pjesën e tij do ia kthenin, pasi do fliste me Gëzim Shullanin, Astrit Prengën dhe persona të tjerë, për t’i dorëzuar pjesën e tij. Si pasojë e mbajtjes peng të sasisë prej 283 kg kokainë dhe me qëllim për të baraspeshuar presionin, prokuroria ka dyshime të forta se Dritan Rrexhepi dhe Gentian Doçi, kanë dakordësuar me Altin Hajrin në Shijak, për të krijuar kushtet dhe marrë peng njërin nga të vetmit vëllezërit Prenga që banonte në Kamëz, pikërisht Jan apo Stilian Prenga, vëllai i madh i vëllezërve Prenga. Jan Prenga, i pa përfshirë në asnjë histori kriminale bëhet objektivi i sulmit për t'u marrë peng. Grupi që do ekzekutonte urdhrin e ardhur nga Ekuadori, ishte pikërisht në zonën e Shijakut, ku më së pari banda është përgatitur të krijojë logjistikën e mundshme, që do përdorte për të rrëmbyer Jan Prengës.

Qëllimi ishte për të baraspeshuar presionin dhe situatën, por jo vrasja. Grupit në Shqipëri i ka dalë totalisht situate jashtë kontrollit, pasi në vend që ta merrnin peng ata e kanë vrarë Jan Prengën. Astrit Prenga dhe vëllai tjetër Admir Prenga, dyshohet se ka biseduar me Dritan Rexhepin dhe Gentian Doçin, duke i kërkuar llogari se ku i kishin çuar vëllanë, por besohet se ata i kanë pohuar se e dinin vendin se ku ndodhej por ata njerëzit në Shqipëri, i kishin dalë nga fjala.


Lajmi kryesor:

'Truri i operacionit' për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari me 3 emra


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës