Zanafilla e pengmarrjes, i vëllai mbajti peng kokainën, anglezi u ankua te Rexhepi, Prenga: S’kam punë me ju, dua lekët e nxjerrjes së mallit

Zbardhen detaje të tjera nga dosja e prokurorisë së Tiranës, lidhur me pengmarrjen në 17 janar 2020 dhe më pas zhdukjen pa gjurmë të Jan ose Stiljan Prengës në Kamëz. Në dosjen e prokurorisë thuhet se zanafilla e gjithë konfliktit ka qenë pikërisht në Angli, ku njëri nga 5 vëllezërit Prenga, Astrit Prenga, jeton në këtë shtet. Sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë, Astrit Prenga kontraktohej nga një anglez, për nxjerrjen e sasie kokaine që vinte nga Ekuadori në drejtim të portit të Portsmuthit. Anglezi e ka përdorur disa herë Astrit Prengën për të nxjerrë lëndën narkotike nga porti, por në një rast nuk ka qenë i rregullt me pagesën. Herën e fundit kur anglezi e ka kontraktuar për të nxjerrë drogën nga porti dhe futur në territorin anglez, ka qenë në muajin dhjetor 2019, kur i ka kërkuar Astrit Prengës, të nxjerrë sasinë prej 283 kg lëndë narkotike të ardhur nga Ekuadori.

Kjo punë do të kryhej, kundrejt një pagese financiare. Astrit Prenga ka arritur të nxjerrë lëndën narkotike së bashku me një person shqiptar të quajtur Xhulian (Gëzim Shullani) dhe një rumun, por Prenga i vendosi kusht anglezit, që të paguante jo vetëm vlerën e punës që kishte kryer këtë herë, por edhe vlerën e prapambetur. Prenga ka kërkuar që anglezi të përgjigjej edhe për pagesat e episodeve të tjera, pasi në të kundërt droga nuk do i dorëzohej asnjëherë. Anglezi që në këtë rast ka qenë pritësi i 283 kg kokainë është përpjekur për ta zgjidhur privatisht situatën me Astrit Prengën, por sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë, Prenga këmbëngulte për t'u shpaguar nga anglezi për pjesën tjetër të parave. Në pamundësi për t'iu përgjigjur financiarisht Astrit Prengës, anglezi besohet se ka telefonuar në Ekuador dërguesin e kokainës, Dritan Rexhepin. Rexhepi është informuar mbi personin që kishte nxjerrë drogën nga porti dhe vijonte ta mbante peng, me qëllim ngritjen e nivelit të pagesës. Burimet thonë se Rexhepi ka biseduar me Astrit Prengën, duke i pohuar që t'i lironte mallin, pasi e gjithë ngarkesa ishte e tij, dhe Prenga nuk duhet t'ia prekte. Por nga ana tjetër, mësohet se Prenga i është përgjigjur se nuk kishte punë me të, pra me Dritan Rexhepin, por punët i kishte me anglezin që nuk kishte qenë korrekt dhe shpagimin e kërkonte nga anglezi dhe jo nga Dritan Rexhepi.

Por sërish Rexhepi këmbëngulte se malli ishte i tij dhe disa shokëve të tij nga Shkodra, dhe duhet ta lironte dhe mos e çonte dëm. Këmbëngulja e Prengës ka qenë e prerë, duke vijuar të verë kushtin numër 1, dhe pohuar se nuk kishte asnjë punë me patriotët e tij shqiptarë, por punët i kishte me anglezin, i cili e kishte lënë pa paguar. Si pasojë e mbajtjes peng të sasisë prej 283 kg kokainë dhe me qëllim për të baraspeshuar presionin, prokuroria ka dyshime të forta se Dritan Rrexhepi dhe Gentian Doçi kanë dakordësuar me Altin Hajrin në Shijak, për të krijuar kushtet dhe marrë peng njërin nga vëllezërit Prenga në Shijak, dhe pikërisht është zgjedhur Jan apo Stilian Prenga, vëllai i madh i vëllezërve Prenga. Jan Prenga, i pa përfshirë në asnjë histori kriminale bëhet objektivi i sulmit për t'u marrë peng. Grupi që do ekzekutonte urdhrin e ardhur nga Ekuadori, ishte pikërisht në zonën e Shijakut, ku më së pari banda është përgatitur të krijojë logjistikën e mundshme, që do përdorte për të rrëmbyer Jan Prengës.

Në Tiranë, anëtarët e grupit kanë vjedhur një mjet “Range-Rover”, në pronësi të një këngëtare tallavaje. Dhe pa kaluar shumë kohë, ata në 17 janar 2020 në Kamëz kanë rrëmbyer me dhunë dhe duke përdorur thika vëllain e madh të familjes Prenga, Jan Prenga. Qëllimi ishte për të baraspeshuar presionin dhe situatën, por jo vrasja. Grupit në Shqipëri i ka dalë totalisht situate jashtë kontrollit, pasi në vend që ta merrnin peng ata e kanë vrarë Jan Prengën. Astrit Prenga dhe vëllai tjetër Admir Prenga, dyshohet se ka biseduar me Dritan Rexhepin dhe Gentian Doçin, duke i kërkuar llogari se ku i kishin çuar vëllanë, por besohet se ata i kanë pohuar se e dinin vendin se ku ndodhej por ata njerëzit në Shqipëri, i kishin dalë nga fjala. Shumë shpejt kjo dosje do ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Deri në këto momente janë shpallur në kërkim 10 persona, ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar dhe lënë në burg sot nga gjykata e Tiranës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kostas: 06/02/2020 19:36

    Vetem ne shqipri ka trima budallejn te gjith perfundoj ne burg dhe shum te tjer vriten zoti e vraft sali berishen per qfar i ka ber keti populli e kriminalizoj vendin nuk ka qeveri ta bin ne terezi at popull

    Përgjigju
  • Unik: 06/02/2020 01:36

    Shqiptari vritet mes shqiptarve.

    Përgjigju
  • Neki Gorce: 04/02/2020 07:53

    Sa trima pash neper komente me emra dje adresa fallco

    Përgjigju
  • Mirditori: 01/02/2020 19:40

    Keta prengat duhet te jene fis i madh,,,gjaku nuk hup kurre,,duhet ta marrin gjakun,,kush urdheroi,,,keta hajrot kane dashur vetem te bejne nje nder,,,per presion,,por sic duket ka patur kundershtim dhe i ngeli ne dore,,,pa dashje,,,,,nuk ka dashur te hipe ne makine keshtu me duket...KANUNI I LAN HAQET...

    Përgjigju
    • Per shqipnin: 02/02/2020 18:05

      Po fiks pra. Po flasim per grupe te fuqishme kto thojn do mari hak fisi

    • Shqipnia: 01/02/2020 23:57

      Ca fis leshi thua ti o budall mirdite. Se sdo hy me djem Halle e tezesh ne hasmeri. Ka dhe 3 vllezer te tjere kurse gruppi tjeter Jane nga 40 vete plus me miliarda leke dhe te fuqishem. Ca fis leshi Jane qe flet kot. Nuk bejne gje dot vllezerit kunder grupit tjeter se I shfarosin si fis pastaj. Po ju kaq te prapambetur jeni sa qe flisni kot se jeni msu atje ku ha pula gure neper male

  • Shqiptaria: 01/02/2020 14:47

    Sa gjynaf per shoqerin shqiptare keto komenta ky eshte trim e ky frikacak edhe e bejne lidhjen edhe me krahinat .. edhe bejn replika kush duhet te vritet e kush e ka fajin .. kjo ka veret nje emer ‘injoranci’

    Përgjigju
    • maloku: 01/02/2020 22:37

      @shqiptaria plotesisht dakord me ty, trima dhe te pabese ka cdo qytet dhe krahine... kam vetem per te shtuar dicka: nqs shteti do merrte masa dhe do arrestonte kriminelat, shume ngjarje kriminale do u evitonin dhe si pasoje edhe kanuni do zhdukej gradualisht. shiko pershembull qe sot doli qe urdheruesi i pengmarrjes ishte i kerkuar nga italia dhe levizte i qete ne shqiperi!! ai tjetri nga shijaku kishte plagosur punetorin qe i kishte bere punimet tek hoteli dhe kerkonte hakun e punes, ky jo vetem qe si kishte dhene hakun e punes por e kishte plagosur dhe kishte kaluar vetem 2 ore ne komisariat dhe pastaj ishte lene i lire. pra nqs shteti do funksionoste dy nga autoret kryesore, gentian doci dhe altin hajri do ishin ne burg sot

  • Fierak: 31/01/2020 23:12

    Cuna trima ka kudo por neper evrop personalisht kam njohur lacjanet per te shkathet trima e te beses

    Përgjigju
  • Miri: 31/01/2020 23:09

    Merditoret njerez me te pa bese nuk ka , te therin naten e te qajn diten , kete shprehje e kan then tesh 100 vjet te paret tane per merditoret

    Përgjigju
  • Po ky: 31/01/2020 23:08

    Deri me sot sja kisha degjuar emrin ktij Rexhepit. Nga na doli ky? Me ke bashkepunon?

    Përgjigju
    • X lj: 01/02/2020 14:28

      Mbase por mamin tat dhe e njoh

    • L.j.: 01/02/2020 14:08

      Ti snjeh veten e jo me ate

  • trima dhe legena: 31/01/2020 22:56

    trima quhen ata djem qe nuk ta fusin, nuk te len ne balt, nuk te falin po ja fute dhe zbatojn normat. ai qe thote vriten ne vlore, vriten ne shijak e vriten ne shkoder dhe elbasan... dmth qe jane djem pa vlera, me te futme, nuk njofin norma as shoqni. qekur zgjohen ne mgjes bajn planin kujt me ja fut. pastaj normal qe sakatohen e shkojn te pishat njani mas tjetrit. pra mos ngatrroni trimat me legenat e barbonat qe veshin pantollt ne vend te fustanit! te bani tjetri punen paguje, te dha tjetri punen, paguje. trim ne kte rast ka qene astriti, ka ba punen dhe la lyp hakun e vet.

    Përgjigju
  • ASNJONI: 31/01/2020 22:32

    Vritini të katër këta shijaksa dhjaksa …se ku k***n u bon shijaksat me ngrit kryeje ia q***a robt….

    Përgjigju
  • The Game: 31/01/2020 22:18

    Duket si loje e holle e policise ne Angli. Shtetasin anglez e kan detyruar te krijoj konflikt me korjerin qe te gjejn/lidhin kokat me mallin. Ju qe flisni per burreri, besnikeri dhe trimeri keni gabuar forumin. Kto jan njetez pa moral. Rexhepi s mbahej si i fort ne VL plr pasi mori pjese ne vrasjen e policeve ne F.Kruje atehere s i ka ndenjt b rehat se s desh te vinte ne Shqiperi te bente burgimin e perjetshem

    Përgjigju
    • O Lojtar: 04/02/2020 00:55

      O llafazan po kur ti shkundje ullinj ne velc kish vajt hashashi 2 metra ti dukesh qe sja ke haberin po flet nga xhelozia

  • Poti: 31/01/2020 21:24

    Pse mbaet si i fort ne vlore ky rexhepi ne nkrahasim me cipurin e torin e llanajt apo çamet e tjere

    Përgjigju
    • Dikush: 02/02/2020 13:38

      Poti qepe gojen sepse po flet budalleqe .

    • Zanafilla 1: 01/02/2020 11:38

      Po paska qen toc dhe Astriti , i nxjerr 1 her 2, 3 nuk te paguajn cfar meresh akoma.

    • Tttt: 01/02/2020 06:50

      Ahahahahah je i madhe

    • Pol poti: 01/02/2020 05:55

      Ti do jesh ndonje na ata ushtaret e tij ca i fort leshi filmi ti ka mbaruar me koh

    • luku: 01/02/2020 02:27

      po ca gramozi aman gramozi i lepihet nj kolumbaini bobe e ka ber shok e ka n dhom dhe nga ai ben cdo gje ju flsini kot vetem se ka at shok dhe i le mall ai aq shum

    • zanafilla: 31/01/2020 23:53

      Ndrek Prenga ka telefonuar Gramozin ( Dritan Rexhepajn). Pasi e ka telefonuar thotë vëllai i pengut të zhdukur Gramozi nga Vlora i është përgjigjur “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë te detyrohem të të jap emrin e atij që ka organizuar pengmarrjen eshte Gentjan Lush Doci

    • zanafilla: 31/01/2020 23:51

      Neper gazeta lexohet qe kti astritit ja kan ber dhe here te tjera, nuk ishte hera e pare qe bente punen dhe nuk merrte pagesen! pra ajo qe thua ti te priste 4 muaj esht muhabet kafje. te ishte aq me norma si thua ti per kte gramozin nuk do bente rruge, por do shlyente edhe pagesat e tjera. pastaj te isjteyaq trim pse doli direkt nga loja, tha qe fajtorin e le ne shkoder. i dha emrin dhe mbiemrin e urdheruesit se vrasjes se vllait. sic duket edhe gramozi e di qe e shpon pllumbi

    • O pol poti: 31/01/2020 22:44

      Gramozi esht burr dhe me norma. Ai esht ne burg ne Ekuador dhe ka ven koken garant per mallin. Astriti duhet te tregohej i zgjuar, ti kthente mallin dhe Gramozi do e respektonte 10 fish. Pas 3 muajsh do e shifte veten me 4 milion paund.

    • O poti: 31/01/2020 21:58

      Jo vetem ne vlore po ne gjithe europen. Eshte shume i fuqishem. Nuk pyet per asnji, e ka dhene me prova. As per malok as per lab nuk e rruan fare po fare. Nese jep urdher ai te zhdukin si fis.

  • mirditoret: 31/01/2020 21:04

    kush thot qe ska nxjerr burra mirdita tja baj pytje vetes pse mirdita esht i vetmi qark ne shqipri qe turku nuk arriti ta mposht per 500 vjet? njef nej njani nga ju mirditor mysliman? ca ngatrroni gabelt e shijakut me mirditen

    Përgjigju
    • edi: 01/02/2020 02:37

      Mirditoret Se lun topi kam punu gati 20 vite ne pyjet neper mirdite me Saurrel me parkun e Durresit Jane trima dhe djem me Bese .Njohin Plakun e Shtepise Nonen e rrespwktojne si Krishti , Qofshin te bekuar gjithmone AMEN

    • @ mirditoret: 01/02/2020 01:04

      Pyet gjyshen se cfare i ka bere jugu mirdites mbas 1944. Pyete per toger baben, per shefqet pecin, kadri hazbiun dhe mehmet shehun. A i bene gje per burra ata mireditoret pisanjos dhe injorant apo jo. Keta jane trafiksnte droge flliqesira pa atdhe qe ge gjithe. Kokat le te hane.

    • genti: 31/01/2020 22:53

      sepse skishte asnje interes ekonomik ose strategjik per ate vend te harrum nga zoti po ashtu dhe gjithe pushtuesit e tjere nqs do shkonin deri me mirdite e dukagjin do kishin vetem humbje ne burime dhe resurce e forca po per trima si ka llogarit kush asnjehere. dhe ai kapedani sa ka qene gjalle esat toptani nuk bente asnje levizje pa mare miratimin e esates. ju lutem te gjithe lexuesve ti verifikojne keto qe po them, qe mos ngrihen mite trimerie per nje vend kot nga sikoti

    • Santa Quaranta: 31/01/2020 22:11

      Plotesisht dakord, perveç faktit qe Kapidani i Mirdites ka pasur titullin pasha nga sulltani!!

    • Shqipnia: 31/01/2020 21:56

      Ato gabelt e shijakut qe thua ti è shuajne si FIS prengen po ju vune. Dhe ndonje mirditor qe mbahet per i forte atje te ju po I shkeli ne kallo e zhdukin si FIS. Ne rregull tashi.

    • Rrushbullsi: 31/01/2020 21:53

      Edhe lushnja ka orthodox ,feja e par qe ka pas shqiptari dhe skenderbeu po si man kush per trima ,me I brim majeni fyllin ju ,pabesia,gjakmarrja dhe vlla vrasja ka lind nveri

  • Kur te bjer rruga: 31/01/2020 20:23

    Nuk e ka njoft Astriti shkret Gramozin. Cunat ne Roterdam i rrinin posht pallatit , te gradacela vetem ta takonin. Te kishe pinin e atij ne Ekuador,sikur te kishe ren bileta llotaris.

    Përgjigju
    • oki: 31/01/2020 22:42

      @kur te bjer rruga ne po flasim thjesht me vra kohen se nuk e dim fiks historin, por nqs historia esht e ngjashme me kte qe shkruan gazeta... dihet qe anglezi ka qene thjeshte puntor si astriti! pra ate historine qe pagesen duhet ta bente anglezi dhe jo pronaret e mallit eshte pak qesharake

    • Per rrugen: 31/01/2020 21:53

      Pse KY gramozi aq I forte na qenka? Eshte I vetem apo ka ushtare plot. Se ne Rotterdam ka plot shqiptare qe Jane FIS e miq me njeri tjetrin e Jane bashke enuk pyesin per te tjere.

    • X okin: 31/01/2020 21:40

      Nuk thash qe sduhet ti jepte hakun e punes. Hakun duhet tja jepte anglezi

    • Rruga: 31/01/2020 21:29

      Kur e mori vesht Astriti me ke ishte ngatru ishte teper vone.

    • oki: 31/01/2020 20:54

      Une se njof as Astritin as Gramozin por sipas teje vetem pse e ke emrin gramoz te jep te drejten qe te mos paguash puntoret?? djem te mire dhe me emer jane ata qe zbatojn rregullat dhe ecin me norma. kto qe ecin me te futme jane barbona

  • leka: 31/01/2020 20:00

    Po ja fute do ta fusin po vrave do te vrasin. fisit prenga ja kan fut dhe i kan vra. normal tani priten penallti dhe goditje denimi nga fisi prenga

    Përgjigju
    • leka: 01/02/2020 22:26

      shiko, une se njof asnjanen pale, por edhe fisi prenga nuk duket qe vjelin ullinj! te nxjerresh ato sasi nga porti dmth qe flasim per shifra te konsinderueshme! i vetmi vlla qe me sa lexohet ka qene i rregullt eshte vllai i shqipris qe rezulton i zhdukur, te tjeret te gjithe neper burgje e me probleme duken... ka edhe dicka, qe shqiptaret ecin me familje dhe fise, se zakonisht kur kerrcet koburja, shoket dhe ushtaret avullojn! pra kush jeton, shikon. une mendoj qe kjo ngjarje do marre shume jete njerzish. shpresoj te gabohem. me aq info qe kam un, fisi prenga esht fis teper i madh ne veri...

    • @leka: 01/02/2020 01:10

      Fisi Prenga eshte jashte loje fare ti thua penallti etj etj. Ne luften per drogen fiton ai qe ka para me shume dhe eshte me katili. Prengat e morren goditjen dhe nuk ja dalin dot luftes me mafien. Ky bisnes kriminal keto tragjedi ka.

  • LABI: 31/01/2020 19:40

    Ky dritan rexhepi e ai gentian doci paskan ber vrasje me shumic nder vite dhe anjeri spaska ber burg ne shqipri. Mjafton te kerkoni emrat e tyre ne internet. I vetmi fajtor ketu esht shteti se neqoftese keta do ishin ne burg kjo ngjarje do shmangej

    Përgjigju
  • Shtigje lufte: 31/01/2020 19:27

    Per emrin. Po normal se po te punoshin te gjith pa te futme sdo kishte gjith kto vrasje cdo dit. As sdo kishte vila makina te shtrejta lokale e resorte lluksoze. Se po punove pa te futme maksimumi blen 1 garsoniere ne tiran. Pra i ka dal nami droges po nqs punon pa te futme vetem jeton. Gjith kto qe jan fuqizu jan fuqizu duke ja fut shoku shokut. Mrapa kthehen ne shqipri e gjuhen e sakatohen kur vin per pushime

    Përgjigju
  • Nuk e di: 31/01/2020 19:14

    Prenga nga mbiemri duket mirditor. As shijaku as shkodra as vlora ska nxjerr burra trima si mirdita. Shum jet njerzish ka per te marr kjo luft

    Përgjigju
    • Nul e di: 01/02/2020 22:42

      Duket qe nuk ke lexuar ndonjehere dhe je komplet idiot. Merr trimat e miredites dhe shko ne shijak, shkoder dge vlore. Historia flet ndryshe po ku di ti o kaqol e kisha fjalen per trima dhe burra me burrni, jo gabel e k*rva qe ja fusin njani tjetrit e vriten per pabesi. ti as nga ku fillon dhe ku mbaron mirdita se di, dhe cilat qytete perfshi! pastaj pse e con ne personale dhe ofendon? te duket vetja trim nga tel?

    • @Nuk e di: 01/02/2020 01:00

      Duket qe nuk ke lexuar ndonjehere dhe je komplet idiot. Merr trimat e miredites dhe shko ne shijak, shkoder dge vlore. Historia flet ndryshe po ku di ti o kaqol.

    • Federal: 31/01/2020 21:52

      Ne vlore na 2010 e der me sot jan vrar me statistik ekzakte 55 persona me bomba dhe me vrasje mafioze ai thot ska nxjere vlora e shikon ku po behet luft o mik vetem vlor elbasan lere me me historin e shqiperise si hym asaj fare . Po sdo te thot se mirditoret sjan trima se diskutoj jan dhe ata si vlonjatet jan kriminel ama jan dhe katolik te pabes

    • E di edhe une: 31/01/2020 21:50

      Per tepelens. Ndersa une trima ne evrope kam njohur fush krujsit dhe tironsit. Trima e te beses. Po flas per tironsa vendali, jo mbas 90 qe Kan zbrit be tirone.

    • Tepelensi: 31/01/2020 21:41

      Shijaksit kavajsit jan aty aty llapaqen. Burra me keq se femrat

    • tepelens: 31/01/2020 20:59

      Per e di une varet trima dhe legena ka cdo krahine. une neper europe per trima dhe te beses kam njohur lacjanet dhe mamurrzaket. per llafazana dhe me te futur shijaksit, shkodranet dhe mirditoret aty aty. si shkodranet dhe mirditoret jane trima. matjanet jane llafazane dhe te pabese identik si shijakasat.

    • E di une: 31/01/2020 20:10

      Hahaha. CA thu o pall. CA mirdite thua. Burra qe ka nxjerr shkodra e shijaku mirdita nuk i nxjerr per nje shekull. Mos ha fut kot. Neper Europe shkodran e shijaks komandojne. Ca mirdite thu ti

  • Shabani: 31/01/2020 18:59

    Ky paska qene shenjtor. Pak trafikant droge si gjithe te tjeret por cun me norma. Shyqyr qe kane nishan kur terheqin kembezen.

    Përgjigju
  • Rri: 31/01/2020 17:39

    Deri diku dhe spaska pas faj Astrit Prenga... po paska qen anglezi legen

    Përgjigju
    • Pergjigju: 31/01/2020 20:14

      @Sikario Varet si je msu me punu ti dhe ca pune ban por po nuk pagujte borxhet kto pun kan pasoja. Pytjen duhet me ja ba ktyne tjerve se Astriti ka kerku hakun e djersen e vet

    • Per emrin: 31/01/2020 18:47

      Super koment. Jam shum dakort me ty nese eshte me verte kshu si thuhet. Anglezi i pabese e shqiptaret budallenj vriten pse anglezi ska paguar ket

    • emri: 31/01/2020 18:36

      nqs gjerat jane keshtu sic i tregon gazeta... astriti jo deri diku, por eshte komplet i pafajshem (mendimi im dmth) anglezi ok, i pabese etj...po keta dy shqiptaret qe kane marre persiper qe malli eshte i tyre dhe kane organizuar pengmarrjen dhe vrasjen?! nqs do ishin te beses dhe me norma doci dhe rexhepi, do i thonin anglezit kryej pagesen ose do e kryenin vete, por sic duket s'kane dashur te paguajne... se edhe ai hajri i shijakut skishte paguar hidraulikun qe i detyrohej 2000 euro dhe kur ja ka kerkuar i ka shtene me arme dhe e ka plagusor. po punove pa hile dhe pabesi, ndoshta nuk pasurohesh por nuk futesh ne gjak, normal po punove me pabesi, leke ben, por qe nuk zgjat shume. viktima paska lene edhe 5 vllezer te tjere, edhe ai rexhepi me ate docin duhet te ken familjare ne shqiperi besoj. me kanun dhe me cdo lloj llogjime, prenges i kane tre here gjak borxh! 1) ka bere punen dhe se kane pagiar. 2) i kane thene na kthe mallin te leshojme vellain, ai j'u ka kthyer mallin por keta nuk ka kane leshuar vellain. 3) i kane vrare vellain.

    • Aida Shtino: 31/01/2020 18:24

      Kush po i mer vesh kto muabete.1 her thojn ja ka vjedhur, 1 her thojn qe ka bo nxjerrjen dhe se ka paguar. Tamon muabetet vetem ato i din, po me " uren" cpaten. E hongri ai i shkreti qe skishe faj fare.

    • Sikario: 31/01/2020 18:07

      Ti bole me mire qe si je futur kesaj pune se do tkishin hek qafe me shpejt se ket viktimen.Si mer peng 300kg kakaine ti o bole apo jane thesa me miell misri?Sot te qerrojne per 500 euro jo me per kto presione me lug boshe.Jeta familjareve ja vlen 300kg droge ?Kte pyetje duhet me ja bo astritit.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Jua gris diplomat'/ Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë së Festivalit të 63 të Këngës: Jeni zhgënjimi më i madh

'Jua gris diplomat'/ Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë së Festivalit të 63 të Këngës: Jeni zhgënjimi më i madh