Një 31-vjeçar shqiptar përfundoi në pranga në San Benedetto del Tronto, në Itali pasi u kap me 122 doza kokainë.
I riu u vu re nga policia italiane teksa ishte i ulur në një lokal, duke pirë kafe dhe duke konsumuar një cigare me kanabis.
Ai u shoqërua në komisariat dhe pas kontrollit fizik iu gjetën 11 doza kokainë, të gatshme për t’u shitur.
Pas hetimeve të mëtejshme, policia identifikoi vendin ku 31-vjeçari kishte qëndruar. Për pasojë efektivët i gjetën edhe 111 doza të tjera kokainë, me një peshë totale prej rreth 65 gramësh, një sasi e vogël hashashi dhe materiale për paketimin e dozave.
Gjyqtarja për hetimet paraprake në Gjykatën e Ascolit, Claudia Di Valerio, konfirmoi arrestimin e 31-vjeçarit, duke vendosur masën e paraburgimit në burg.
Ndërkohë, policia po kryen verifikime lidhur me regjistrimin e tij në portalin Alloggiati, pasi sipas autoriteteve, në momentin e kontrollit ai nuk rezultonte i regjistruar, siç kërkohet nga ligji.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë












Komente
Komento