TIRANË- Gjykata e Apelit në kryeqytet ka liruar nga burgu disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, si përgjegjës të dëmeve të shkaktuara.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se togat e zeza kanë ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për ish-kreu i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia.

Ata u arrestuan më 15 janar me akuzën se kanë favorizuar ndërtime jashtë kritereve apo lejeve të lëshuara, për ndërtime të një cilësie të dobët, duke ndërhyrë në strukturë me hollimin e  bazamenteve mbajtëse të tyre.