6 të arrestuarit për 'shtëpitë e barit' në Vlorë dhe Selenicë, lihen në burg 2 prej tyre! Arrest shtëpie për 4 elektricistët

Vlorë- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për 6 personat e arrestuar pas aksionit që policia zhvilloi në lagjen ’10 korriku’ të Vlorës dhe fshatit Kropisht të Selenicës ku u zbuluan në total dy shtëpi bari.

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 4 punonjësit e OSHEE-së të cilët u arrestuan Edmond Begaj, Gentjan Metushi, Niko Dhima dhe Florjan Çaushaj  nën argumentin e mospërfshirjes direkte në këtë ngjarje kriminale.

Ndërsa është lënë në burg Dritan Koçiraj dhe Ledjon Zahaj të cilët po ashtu u arrestuan gjatë aksioneve të policisë. Dritan Koçiraj është njëri prej pronarëve të shtëpisë së barit të zbuluar në Selenicë.

Ledjon Zahaj u la në burg për plagosjen e 40 vjeçarit, Dëfrim Pashaj, ngjarje e cila zbardhi më pas edhe kultivimin e lëndëve narkotike në vilën luksoze që ishte në pronësi të Lorenc Xhaferrit (kunatit të autorit të plagosjes). Zahaj pasi plagosi me armë gjahu 40 vjeçarin, vrapo për t’u fshehur në vilën e kunatit të tij ku më pas u zbulua se në katin e parë dhe të tretë kultivoheshin bimë narkotike.

Ndërkohë, Lorenc Xhaferraj dhe pronari tjetër i shtëpisë së barit të zbuluar në Selenicë, Përparim Koçiraj, janë shpallur në kërkim.

Operacioni i zhvilluar në 10 shkurt:

Policia e Vlorës prej javësh kishte informacione se në një vilë tre katëshe në lagjen ’10 korriku në Vlorë kultivoheshin bimë narkotike. Zbulimi i aktivitetit kriminal u bë pas një plagosje të ndodhur në këtë lagje, ku Ledjon Zahaj, 38 vjeç plagosi me armë gjahu Dëfrim Pashajn cili po punonte tokën pranë vilës ku kultivohej kanabis.

Mësohet se vila është në pronësi të Lorenc Xhaferrit, kunatit të Ledjon Zahajt i cili u arrestua për plagosje. Në katin e parë dhe të dytë të vilës lukzose është zbuluar kultivimi i kanabisit, dhe janë sekuestruar 534 bimë narkotike të mbjella në vazo si dhe 11 kilogoramë kanabis. Policia ka shpallur në kërkim Xhaferrin për të cilin dyshohet se një pjesë të mirë të pasurive, përfshirë edhe një hotel “Florence” me vlerë 4 deri në 5 milionë euro në Lungomare, i ka ngritur në aktiviteti kriminale jashtë vendit, jo vetëm në trafikun e drogës por edhe në fushën e prostitucionit.

Në të njëjtën kohë forcat e policisë zbarkuan edhe në fshatin Kropishtë të Selenicës, ku brenda një stani gjetën jo panoramën e vilës së mbushur me bimë kanabisi gati për tu korrur, por kryesisht mbetje kanabis sativa të tharë dhe pajisjet që ishin dashur për kultivimin. Në këtë rast, trafikantët duket se e kanë kryer misionin deri në daljen në treg të kanabisit. Pronari i ambientit, Dritan Koçiraj  45 vjeç u arrestua dhe u shpall në kërkim vëllai i tij bashkëpunëtor, Përparim Koçiraj, 55 vjeç. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
Plagosi me armë 40 vjeçarin në Vlorë dhe shkoi të fshihej te vila me drogë e kunatit të tij, lihet në burg Ledjon Zahaj

1676020907_finalprojekt.00221614.Still018.jpg

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë, ‘arrest me burg’ për Ledjon Zahajn, autorin e plagosjes së Dëfrim Pashajt në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë.

Gjithçka nisi pasi Zahaj i kërkoi llogari 40 vjeçarit përse po punonte tokën në afërsi të vilës luksoze të kunatit të tij, Lorenc Xhaferrit që më pas rezultoi se ishte e mbushur me bimë narkotike.

Ora 12:41
U arrestuan për kanabisin e zbuluar në vilën luksoze të lagjes ’10 korriku’, gjykata e Vlorës vendos ‘arrest shtëpie’ për dy elektriçistët

1676021371_dr3.jpg

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e arrestit shtëpiak edhe për dy punonjësit e tjerë të OSHEE-së që u arrestuan pas zbulimit të shtëpisë së barit në lagjen ’10 korriku’.

Elektricisti Edmond Begaj, 26 vjeç dhe faturisti Gentjan Metushi 44 vjeç do të jenë nën vëzhgimin e policisë deri në përfundimin e hetimeve për ngjarjen.

Dy punonjësit e OSHEE u arrestuan për mosraportimin e parregullsive në faturën e konsumimit të energjisë elektrike.

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja