U bë nënë pak ditë më parë, Rama-Miranda Rirës: Pas 30 qershorit do kesh më shumë kohë për beben

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Rrajcë sot në kuadër të një aktiviteti për furnizimin me ujë. Në aktivitet morën pjesë edhe kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca dhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Sussane Shütz.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama uroi kryebashkiaken e Përrenjasit, Miranda Rira për lindjen e fëmijës dhe tha se pas 30 Qershorit, që është edhe data e zgjedhjeve lokale, do ketë akoma më shumë kohë për të qëndruar me beben.

"Jam i keqardhur për mungesën e kreytares së Bashkisë. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës. Kam besim dhe bindje që do t'i krijojmë mundësinë Mirandës që të fokusohet më shumë të bebja pas 30 qershorit", u shpreh Rama.

Rama tha se në sajë të fondeve nga Bashkimi Europian do ofrohet mbështetje për investitorët në zonat rurale.

"Kemi ardhur në këtë zonë kohë më parë dhe kemi përsësritur premtime dhe jemi rikthyer këtu për të nisur punën. Modeli i 100 fshatrave bazohet shumë në nxitjen e agro-turizmit dhe ne ofrojmë fonde për këtë jo kredi. Janë fonde të vëna në dispozicion nga BE nëpërmjet programit për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Nuk janë kredi por para që merren për të reazlizuar projekte në fshat", deklaroi Rama.

Soreca e quajti investimin një shembull të bashkëpunimit mes BE dhe Shqipërisë ndërsa shtoi se ky investim do t'i shëbejë jo vetëm banorëve të zonës por edhe brezave të ardhshëm.

"Aktiviteti i sotëm na tragon një shembull shumë të mirë bashkëpunimi mes një vend anëtar BE sic është Gjermania dhe një vendi kandidat si Shqipëria.Ky ivestim është shembulli se si suporti i BE shkon përtej zonave urbane. Kjo bën që të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre. Me këtë investim jo vetëm që do t'ju shërbehet juve por edhe brezave të ardhshëm", tha Soreca.

Ndërsa Shütz deklaroi se ky investim e sjell Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian.

"Këtu pas një viti nga dita e sotme do të krijohet një infrastrukturë e re ujore. Ky projekt e sjell Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian. Gjermania do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë edhe në të ardhmen bashkë me BE dhe fondi e Ballkanit Perndimor për Investime", u shpreh Shütz.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni Tirane: 03/04/2019 13:46

    Miranda Rira hajdute e papare. Kjo konviktore skishte breke kur ishte ne Qytet Studenti tani ka makina e apartamente??Si i ka bere, te hetohet.

    Përgjigju
  • Daja: 02/04/2019 12:45

    Bravo Z.Rama,urime dhe suksese ne zgjedhjet e 30 Qershorit,qente le te rrine rrugeve karvani te shkoje perpara,rrugecerit vetem rrugen kane obsjon.

    Përgjigju
  • Populli: 02/04/2019 12:43

    LSI te gjitha cupelinat qe ka vene deputete do behen nena,e fatkeqsisht do lene partine per cilimine,mortja thuaj doktoreshes se shkencave fallxhores qe e degjeneroi partine e leshit ne kete fare feje.

    Përgjigju
  • Xhevdet: 02/04/2019 12:24

    Mire ja ka bere asaj se me lekt e bashkis ajo ikte jasht shtetit edhe bente pushime edhe asnje takim me popullin asnje investim ska bere per prrenjasin

    Përgjigju
  • Maksi: 02/04/2019 12:22

    Ka ardhur tamam koha qe keta pushtetar lokal te largohen se mire qe nuk bejn gje per zonen por vjedhin edhe leket e popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!