Balla: Investimi në Përrenjas, shembull se nuk ka dallime mes bashkive që drejtohen nga ne dhe forcat e tjera politike

Në fjalën e tij në takimin në Rrajcë, ku filloi punimet ndërtimi i ujësjellësit i cili do ti shërbejë 7 mijë banorëve, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialisite, Taulant Balla tha se janë 5 milion euro që investohen në ujësjellsin e kësaj zone dhe janë më shumë se 7 mijë banorë të cilët do të përfitojnë.

"Ky është një projekt që nuk është vetëm në qarkun e Elbasnit, por zhvillohet njëkohësisht në Bashkinë e Pogradecit dhe Korçës. Është një prej projekteve që qeveria shqiptate ka zhvilluar me KfË prej vitesh dhe bën pjsë në bilancin e projekteve që kanë të bëjnë me ujin e pijshëm. Falenderoj qeverinë gjermane. KfË është institucioni financiar që është në vendin e pare sa i përket financimit të projekteve për ujin e pijshën në Shqipëri në këto 28 vite", tha Balla.

Sipas Ballës 4 vitet e fundit janë investuar 11 miliard lekë nga qeveria Rama në Prrenjas.

"Ky është tregues i qartë që ne kurrë nuk kemi bërë diferencime mes bashkive të cilat drejtohen nga socialitët apo nga të bashkive që drejtohen nga forca të tjera politike", u shpreh Balla.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!